14 Maj 2024

Themelohet rrjeti i studentëve dhe rinisë në Austri

Prishtinë, 4 nëntor - Ministria e Diasporës, në kuadër të përgjegjësive dhe përmbushjes së objektivave dhe planit të veprimit që dalin nga Ligji mbi Diasporën dhe Mërgatën si dhe Strategjia për Diasporën dhe Mërgatën, ka filluar me themelimin e rrjeteve për të rinjtë dhe studentët në diasporë.

Rrjeti i parë u themelua në kryeqytetin e Republikës së Austrisë, Vjenë, ku morën pjesë rreth 50 drejtues shoqatash, të rinj dhe studentë, nga Vjena, Grazi dhe Salzburgu.

Rrjeti i të rinjve dhe studentëve në Austri do të jetë pikë reference mes rinisë shqiptare në Austri dhe Ministrisë së Diasporës, përkatësisht institucioneve të Republikës së Kosovës.

Rrjete të tilla do të krijohen në një të ardhme të afërt edhe në vende të tjera ku ka përqendrim të të rinjve, studentëve, artistëve dhe sportistëve të diasporës.

Qëllimi i krijimit të këtij rrjeti është fillimisht vendosja e kontakteve të koordinuara mes të gjitha shoqatave, të rinjve dhe studentëve që jetojnë në diasporë, dhe bashkëpunimi në projekte të ndryshme të cilat do të ndihmojnë në avancimin e pozitës së tyre në shoqëri, shkëmbimin e përvojave dhe njohurive me studentë të Universiteteve të Kosovës, si dhe adresimin e të gjitha nevojave tek institucionet e Kosovës në formë të organizuar dhe institucionalizuar.

Nevoja për krijimin e këtij rrjeti është adresuar shpeshherë nga studentë dhe të rinj në diasporë. Të pranishmit u shprehën të kënaqur me këtë iniciativë si dhe u zotuan që në një të ardhme shumë të afërt edhe të vijnë me një plan konkret të veprimit për aktivitete dhe nisma të cilat planifikohet të bëhen me mbështetjen e Ministrisë së Diasporës, rrjetit të bizneseve në diasporë – që njëkohësisht është projekt po ashtu i udhëhequr nga Ministria e Diasporës.

Gjatë takimit, pas një diskutimi disa orësh u vendos që të krijohet grupi koordinues i Rrjetit prej 8 studentësh dhe të rinjsh nga Austria, i cili brenda disa javësh do të zgjedh edhe organet e veta drejtuese.

Formimi i këtij rrjeti në Republikën e Austrisë u ndihmua edhe nga Ambasada e Kosovës në Austri si dhe programi për zhvillim i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (UNDP) dhe Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) në kuadër të projektit DEED. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)