03 Maj 2024

Thaçi premton përkrahje për institucionet parashkollore

Prishtinë, 13 maj- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i ka bërë një vizitë institucionit parashkollor “Bardha” në Prishtinë.

 
Me këtë rast, Kryeministri Thaçi është takuar me drejtoreshën dhe stafin profesional të këtij kopshti, si dhe ka vizituar ambientet e këtij institucioni parashkollor, ku ka takuar për së afërmi dhe ka biseduar me fëmijët që ditën e kalojnë në këtë kopsht.

Pasi ka falënderuar drejtoreshën e institucionit parashkollor “Bardha”, znj.Rexhepi-Çollaku për punën e shkëlqyer që është duke e bërë në sektorin e edukimit parashkollor, kryeministri Thaçi ka theksuar se ky kopsht është shembulli më i mirë i angazhimit të sektorit privat, duke krijuar 72 vende të reja të punës në 8 njësi të këtij biznesi privat anëekënd Prishtinës.


“Është një mundësi e mirë që edhe ky sektor jashtëzakonisht i rëndësishëm për fëmijët e Kosovës, për familjet kosovare, në veçanti për rolin e gruas në biznes dhe angazhimin e shpirtit të saj në sektorin privat, që të jenë përfitues të mëdhenj nga Fondi i punësimit që po krijohet, një fond prej 1.5 miliardë euro” – tha z.Thaçi.
 

“Unë kam besim të plotë se, përmes modeleve të tilla të çerdheve, që do të përfitojnë edhe nga ky fond, do të mund të krijojmë një bazë të fuqishme të edukimit për të ardhmen e të rinjve, po ashtu edhe për krijimin e kushteve dhe mundësive më të mira për inkuadrimin e femrës edhe në punë, si dhe për përkujdesjen familjare në të njëjtën kohë dhe, mos të mendojnë për familje apo për punë, por për të dyja këto njëkohësisht” – theksoi kryeministri Thaçi.
 

Në përmbyllje të vizitës në institucionin parashkollor “Bardha” në Prishtinë, kryeministri Thaçi është argëtuar dhe ka lozur bashkë me fëmijët në oborrin e gjelbëruar të këtij institucioni parashkollor. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)