15 Maj 2024

Thaçi: Maturantët studimet pa pagesë

Prishtinë, 9 korrik -  Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, ka deklaruar se këto ditë janë hapur konkurset për pranimin e studentëve në universitetet publike të Kosovës dhe unë dëshiroj t’u uroj suksese të gjithë maturantëve që konkurojnë.

\"Gjatë qeverisjes sime kemi hapur pesë universitete të reja duke zgjeruar e pasuruar ofertën publike të arsimit të lartë dhe duke mundësuar për maturantët një larmi më të madhe shkollash e programesh për të vijuar studimet. Sivjet maturantët do të kenë gjithashtu mundësi të ndjekin studimet pa pagesë si dhe të kenë në auditorë mësimdhënës më të motivuar për punën pasi stafi akademik tanimë merr rroga më të dinjitetshme\", ka theksuar  ai.

Sipas tij në kuadër të Misionit të Ri do të vazhdojmë të investojmë në rritjen e cilësisë së burimeve tona njerëzore në mënyrë që ato të bëhen sa më konkurruese në një ekonomi globale që gjithnjë e më shumë mbështetet tek dituria e novacioni\", ka shkruar ai ne facebook.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)