03 Maj 2024

Thaçi: Arsimi profesional është kyç për të përgatitur punonjës

Prishtinë, 13 maj- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka vizituar sot Shkollën e Mesme Profesionale të Agrobiznesit dhe Teknologjisë “Abdyl Frashëri” në Prishtinë, ku u prit nga drejtori i shkollës, Bekë Mulaj, nga personeli arsimor dhe nga nxënësit e shkollës.

Me këtë rast, Kryeministri Thaçi vlerësoi lartë përkushtimin e drejtorit dhe stafit mësimor të shkollës për të nxjerrë kuadro profesionale në fushën e agrobiznesit dhe teknologjisë.

“Arsimi profesional është kyç për të përgatitur punonjës të kualifikuar për sektorët strategjik që do të mundësojnë rritjen e ekonomisë së Kosovës, dhe Shkolla e Mesme Profesionale të Agrobiznesit dhe Teknologjisë “Abdyl Frashëri” është shembulli më suksesit të një shkolle profesionale” – tha z.Thaçi.
 
Më tej, Kryeministri Thaçi shtoi se në kuadër të fuqizimit të arsimit dhe aftësimit profesional do të punojmë që të zhvillojmë kurrikula, që janë edhe më moderne dhe që adoptojnë praktikat apo arritjet më të mëdha ndërkombëtare.

Në këto angazhime, shtoi kryeministri Thaçi, do t’i kushtojmë vëmendje të veçantë jo vetëm përmirësimit të infrastrastrukturës shkollore, por edhe avancimit të bazës materiale didaktike, duke ndërtuar laboratorët përkatës sa më bashkëkohor.

“Si pjesë e programeve shkollore do të inkuadrojmë edhe praktikën, pra edhe bërjen e internshipeve pranë ambienteve reale të punës në mënyrë që nxënësit të dalin nga shkolla jo vetëm me dije e shkathtësi, por edhe me përvojë konkrete” – u shpreh z.Thaçi.

Gjatë vizitës në Shkollën e Mesme Profesionale të Agrobiznesit dhe Teknologjisë “Abdyl Frashëri” në Prishtinë, Kryeministri Thaçi para nxënësve dhe profesorëve të shkollës prezantoi edhe mundësitë që ofron Fondi i Punësimit dhe Zhvillimit, një fond prej 1.5 miliard eurosh, për të rinjtë dhe të rejat që kryejnë shkollimin profesional, për të hapur dhe zhvilluar biznese të reja në sektorin e agrobiznesit dhe teknologjisë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)