02 Maj 2024

Testin e Maturës do ta monitorojë Internews Kosova dhe BIRN

Prishtinë, 26 qershor - Zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa, njeherit kryetar i Komisionit Qendror Shtetëror të Maturës (KQShM), ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Faik Ispahiu, përfaqësues i Internews Kosova dhe BIRN, sipas të cilës këto dy organizata përmes infrastrukturës së ndërtuar tashmë Kallxo.com, do të monitorojnë Testin e Maturës Shtetërore.

Sipas këtij Memorandumi, MAShT do të sigurohet që të gjithë monitoruesit e KALLXO.com të kenë qasje të papenguar në të gjitha hapësirat e objekteve shkollore, në të cilat do të administrohet Testi i Maturës Shetërore, si dhe mundësinë për të fotografuar, xhiruar dhe dokumentuar në të gjitha format procesin e administrimit të Testit të Maturës Shtetërore.

Në anën tjetër, ekipet e KALLXO.com duhet të zbatojnë standardet më të larta të monitorimit dhe raportimit të paanshëm e profesional.

“MAShT do të ftojë të gjithë maturantët, mësimdhënësit dhe qytetarët e Republikës së Kosovës që ta shfrytëzojnë platformën KALLXO.com për të raportuar parregullsitë eventuale gjatë procesit të administrimit të Testit të Maturës Shtetërore”, thuhet në Memorandumin, i cili do të shfrytëzohet si bazë për bashkëpunim edhe në katër vitet e ardhshme, me mundësi vazhdimi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)