03 Maj 2024

Testi i Maturës mund të anulohet në 10 qendra

Prishtinë, 30 qershor - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, ka thënë se pjesa e dytë e Testit të Maturës ka shkuar shumë mirë. Sa i përket pjesës së parë të Testit të Maturës, ai ka thënë se janë në shqyrtim të dhjetë qendrave të cilave mund të mos u njihen rezultatet e testit.

Buja para kabinetit qeveritar ka folur edhe për parregullsitë që kanë ndodhur në disa qendra ku është zhvilluar Testi i Maturës.

“Testit të Maturës u janë nënshtruar jo më pak se 46 mijë maturantë. Në ditën e parë të Testit të Maturës, edhe qytetarët, por edhe prindërit dhe nxënësit, kanë pasur shqetësim se në disa qendra ku është zhvilluar Testi i Maturës, ka pasur ca telashe dhe ne jemi në shqyrtim të dhjetë qendrave që edhe mund të shpallen të parealizuara mirë, por pjesa e dytë e Testit të Maturës ka shkuar për mrekulli”, ka thënë ministri Buja.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)