28 Mars 2024

Të rinjtë e Kosovës vizitojnë Turqinë

Prishtinë, 4 korrik - Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës, ambasadën e Turqisë në Kosovë dhe Ministrinë e Administratës Publike ka filluar zbatimin e programit përmes të cilit një kontingjent prej tetëdhjetë studentëve do të qëndrojnë në një vizitë dyjavore në Turqi.

Studentët dhe nxënësit gjatë kësaj vizitë do të qëndrojnë në Stamboll, në Çanakale, Bursa, Konja, Ankara, Bilegjik, Afion dhe qytete të tjera të Turqisë.

Zëvendësministri i Arsimit për Komunitete, Usmen Baldzi, në emër të ministrit Buja nxënësve dhe studentëve të cilët kanë udhëtuar për në Turqi ju ka dëshiruar rrugë të mbarë, duke i uruar që të përfitojnë nga kjo përvojë. Zëvendësministri Baldzi, ka ritheksuar se Kosova si një shtet i ri synon që sa më shpejtë të integrohet në Evropë, ndërkaq ka vlerësuar lartë përkrahjen e Turqisë ndaj arsimit në Kosovë.

“Gëzojuni në mënyrë të veçantë rastit që ju do të shkoni në Turqi, kjo është një dëshmi e madhe se shteti turk dhe ambasada turke e përkrahin arsimin në Kosovë dhe e vlerësojnë atë si të fuqishëm. Unë ju sugjeroj që ju jo vetëm të shkoni në Turqi, por edhe të fitoni miq atje dhe ti ftoni që edhe ata të vijnë në Kosovë, pasi që Ministria e Arsimit, Qeveria e Kosovës dhe Rektorati janë të gatshëm të presim shokët tuaj të cilët do ti fitoni atje”, ka thënë Baldzi.

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Mujë Rugova ka uruar që të thellohet edhe më tej ky bashkëpunim dhe ky të jetë një fillim i mbarë i shkëmbimit të nxënësve dhe studentëve midis shtetit turk dhe Kosovës.

Rektori Rugova ka pohuar se vizita e studentëve dhe nxënësve në Turqi ka karakter shkëmbimi të nxënësve dhe studentëve ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, me qëllim të thellimit të njohjes në mes të këtyre dy popujve, të cilët kanë të përbashkët një të kaluar shumë të gjatë.

Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Songyl Ozen, duke uruar udhëtim të këndshëm për vizitorët, vlerësoi se kjo formë e bashkëpunimit do të mundësoj forcimin e raporteve në mes dy vendeve. “Në këtë formë ne i shpërblejmë nxënësit dhe studentët më të suksesshëm. Dashtë zoti që vitin e ardhshëm ta përsërisim këtë program. Ne parashohim që të organizojmë çdo vit një aktivitet të tillë”, është shprehur Ozen.

Grupin e të rinjve të cilët sot kanë udhëtuar për në Turqi e përbëjnë përfaqësues të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë. Nxënësit dhe studentët janë përzgjedhur nga Parlamenti Studentor i UP-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)