29 Mars 2024

Takohen sindikatat e arsimit të Kosovës, Shqipërisë dhe Holandës

Prishtinë, 29 shkurt - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja ka pritur sot në takim të përbashkët kryetarin e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Ali Shabanaj, kryetarin e Sindikatatës së Arsimit të Holandës, Drescher Wallter, përfaqësuesin e Edukimit Internacional, Nicolas Richars dhe kryetarët e Sindikatave të Arsimit të Shqipërisë, Xhafer Dobrushi dhe Bajram Kruja.

Ministri Buja fillimisht ka folur për gjendjen e arsimit në Kosovë, të arriturat dhe sfidat të cilat po e përcjellin avancimin e këtij sektori në vend. Ministri Buja e ka vlerësuar lartë vetëdijen e njerëzve për të quar përpara proceset në këtë fushë.

Ministri i Arsimit në Kosovë ka theksuar se, asnjë nga komunitetet në vend nuk është në mungesë të arsimimit në gjuhën amtare, ndërkaq ka shtuar se është duke u punuar maksimalisht në arritjen e nivelit më të lartë të shkollimit të tyre.

Ministri Buja po ashtu ka premtuar vazhdimin e dialogut gjer në realizim të plotë, të integrimit të komuniteteve pakicë në sistemin arsimor të Kosovës.

Kryetari i SBASHK-ut, Ali Shabanaj ka theksuar rëndësinë e thellimit të partneritetit mes sindikatave dhe ministrive të arsimit të Kosovës dhe Shqipërisë.

Shabanaj po ashtu ka bërë të ditur se, SBASHK-u, Federata e Sindikatave të Arsimit dhe Shkencës FSASH dhe Sindikata e Pavarur e Arsimit Shqiptar SPASH kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi,e cila objektiv kryesorë ka zhvillimin cilësor bashkëkohor të arsimit shqiptar dhe fuqizimin e lëvizjes sindikale në funksion të këtij objektivi.

Marrëveshja tripalëshe parasheh edhe gatishmërinë dhe angazhimin e plotë të tyre për të mbështetur dhe ndikuar në plotësimin  e marrëveshjes ndërshtetërore të nënshkruar nga ministri i Arsimit dhe Shkencës së Shqipërisë dhe ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Kosovës, për kordinimin e projekteve të përbashkëta në fushën e arsimit, harmonizmin e planeve dhe programeve mësimore,  uljen e braktisjes në arsimin bazë dhe të mesëm, projektin e Abetares së përbashëkt, bashkëpunimin në reformën e kurrikulës, etj.

Kryetari i Sindikatatës së Arsimit të Holandës, Drescher Wallter, ka thënë se është i kënaqur me punën që është duke e bërë SBASHK-u në përmirësimin e gjendjes në arsim, si një nga faktorët më të rëndësishëm në shoqëri.

Ndërsa, kryetarët e Sindikatave të Arsimit të Shqipërisë, Xhafer Dobrushi dhe Bajram Kruja janë pajtuar se ekziston vullneti i sindikatave të arsimit të Kosovës dhe Shqipërisë për të nxitur këmbimin e përvojave, informatave, si dhe për të përkrahur objektivat që kanë ministritë e të dyja vendeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)