28 Prill 2024

Studentët vazhdojnë me bllokimin e Rektoratit

Prishtinë, 29 janar - Studentët e Universitetit të Prishtinës të organizatave studetntore të Klubit Politik të Studentëve, Lëvizjës Studentore për Barazi, Studim Kritikë Veprim, Studentët e Ulqinit në Universitetin e Prishtinës     vazhdojnë me bllokimin e Rektoratit.

Ata kanë deklaruar se protesta nuk do të ndalet deri në realizimin e kërkesave tona

"Ta bëjmë Universitetin insitucion të dijes, e t’i kthejmë dinjitetin. Vatrës së dijes, t'i japim kuptim e arsyeshmëri. Universitet ku studiohet, ku ka libra e jo skripta. Ka profesorë me diplomë e jo diplomë pa profesor."

"Ka mensë që të ushqen, e jo që të mbushë barkun. Ka punime shkencore, e jo punime pa shkencë. Ka studentë që ngrisin zërin, e jo servil të qëllimshëm e të pa vesh", theksojn organizatorët e kësaj proteste.

Studentët kërkojnë:

1. Dorëheqjen e mënjëhershme të Rektorit, Ibrahim Gashi;
-Sepse rektori duhet të ndaloi publikimet shkencore në revista të rrejshme, e jo të publikojë rrejshëm punime shkencore.

2. Fillimin e mënjëhershëm të hetimeve rreth keqpërdorimeve në Universitetin e Prishtinës, dhe ngritja e një mekanizmi për verifikimin e të gjithë titujve akademikë;
-Sepse duhet te ndalen turbotitujt shkencor e plagjiatet me pagesë, përmes një mekanizmi verifikues e transparent, në mënyrë që të kemi shkencë e dije.

3. Largimi i ndikimit të pushtetit në Universitetin e Prishtinës, nepërmjet heqjes së Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës;
-Sepse duhet të kemi Universitet të studentëve, e jo Universitet të pushtetarëve

Studentë të t'gjitha fakulteteve, të përbashkohemi. Universiteti është e ardhmja, të ardhmën e bëjmë ne sot.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)