19 Prill 2024

Studentët përmes UBT-së fitojnë bursa në 16 universitete të BE-së

Prishtinë, 9 korrik - Përveç 16 universitete nga rajoni dhe Evropa, Universiteti për Biznes dhe Teknologji (UBT), është Universiteti i vetëm privat nga Kosova dhe rajoni që është përfituese i projektit “Erasmus Mundus” ,  projekt i Bashkimit Evropian.

Përveç të tjerave, këtë vit dhe për katër vitet e ardhshme UBT është përfituese e projektit “ERASMUS MUNDUS”, projekt Bashkimit Evropian, dhe nga ky projekt, po në këtë vit, shumë studentë të Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT), kanë fituar bursa të plota studimi për vitin e ri akademik 2011-2012 në të gjitha nivelet e studimit si bachelor, master dhe të doktoratës, të cilët do të fillojnë mobilitetin e tyre në universitetet më prestigjioze e vendeve të Bashkimit Evropian, u tha sot gjatë një konference për media, të organizuar në ambientet e Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT), në Prishtinë.

Studentet të cilët janë pranuar dhe kanë fituar bursë të plota për studime në kuadër të projektit në fjalë për fazën e parë janë: Njomza Havolli, Blertë Bytyci, Egzon Dushku, Anesa Ramaxhiku në Universitetin “ Limerick” të Irlandës, Lirigzona Morina në Universitetin “Lappeenrnat” në Finlandë, Qëndresa Sopi në Berlin të Gjermanisë etj, kurse për master Sherif Hyseni në Universitetin “City” në Londër. Po ashtu, ka edhe kandidatë për studime të pos-doktoratës si Binak Beqaj, në Universitetin “City” në Londër të Anglisë etj.

Pasi UBT është përfituese e projektit “ERASMUS MUNDUS”, dhe në kuadër të këtij përfshihen 16 universitete nga rajoni dhe Evropa, prej tyre tetë nga vendet e Ballkanit, ndryshe UBT është Universiteti i vetëm privat nga Kosova dhe rajoni që është përfituese e projektit në fjalë, i cili projekte është në vazhdimësi edhe për katër vitet e ardhshme për studentët e kosovar.

“Përmes këtij projekti përveç që ofron bursa të plota studimi për studentët tanë në të gjitha nivelet e studimit, në universitete më prestigjioze të vendeve të Bashkimit Evropian, po edhe studentët e universiteteve që përfshihen brenda projektit vijën të studiojnë në Kosovë ” tha i pari i UBT-së , Prof. Dr. Edmond Hajrizi.

Përveç bursave të studimit projekti “Erasmus Mundus” përfshinë edhe aktivitete tjera si trajnime në ndërmarrësi, menaxhment, shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë.

Projekti ka një shumë 3.8 milionë euro dhe të drejtë aplikimi do të kenë të gjithë studentët kosovarë Krahas tjerave UBT e ka edhe një privilegj përfshire brenda projektit, sepse për katër vite me radhë është koordinatore e këtij projekti, citoi ai.

Ta përkujtojmë edhe një fakt se, se UBT ka një varg marrëveshje me universitete më prestigjioze në Evrope dhe botë, si me “CIFE” në Francë, për studime në Integrime dhe të Drejtën Evropian, profesorët nga universitete e vendeve të me njohura vijnë në Kosovë , pikërisht në UBT dhe ligjërojnë, dhe në fund studentët marrin diplomë, sikurse gjenerata e kaluar nga institucioni në fjalë . Një bashkëpunim i tillë është edhe me Danube University Krems nga Austria, programi ka filluar që një vit të zhvillohet, po ashtu në UBT, dhe për studentet që janë bërë pjesë e këtyre institucioneve u është ofruar bursa studimi etj.

Po ashtu studentët përmes UBT-së edhe e kanë pasur mundësin depërtimit në universitete të cekura më lartë. Si shembull po i citojmë vetëm disa kandidatë, të cilët kanë përfunduar një pjesë të studimeve në UBT dhe për më tutje kanë vazhduar në universitete të Evropës dhe UBT-ja është e vetmja prej institucioneve të arsimit të lartë privatë që studentëve të vet ju krijon këtë mundësi të studimit të doktoratës jashtë vendit.

Për shembull, Dr. Binak Beqaj ka përfunduar studimet themelore në UBT, dhe më pas brenda muajit prill 2011, ka përfunduar studime e doktoratës në Universitetin Teknik (TU) të Vjenës në Austri dhe u shpall dr. nga fusha e planifikimit dhe menaxhimit urban, kurse Mimoza Dugolli, Lulzim Beqiri dhe Muhamet Ahmeti, kanë përfunduar studimet master në Universitetin për Biznes dhe Teknologji (UBT), dhe gjatë këtyre ditëve kanë marrë konfirmimin nga TU-ja.

Leana Mamuti e cila para tre viteve ka përfunduar studimet themelore në Universitetin për Biznes dhe Teknologji (UBT), Departamenti Arkitekturë, e tash në prag të përfundimit të studimeve Master në Universitetin "Politecnico Di Milano" në Itali, drejtimi Arkitekturë. Ermal Lubishtani, i ka përfunduar studimet Master në Mbreterinë e Bashkuar (UK), në Staffordshire University në Business School, Ilir Hajdini, në “University of Sussex” po ashtu në Angli. Vigan Sadiku, studimet posdiplomike ka përfunduar në Suedi në Lund University, në Fakultetin Lund School of Economics, etj.

Po ashtu për tu bërë pjesë e studimeve në vendet e BE-së, këtë mundësi në vend ofron vetëm UBT përmes projektit “ERASMUS MUNDUS”, që konkursi është ende i hapur, po ashtu UBT ofron mundësin të studimeve edhe përmes projekteve të ndryshme që ka në proces edhe përmes marrëveshjeve të bashkëpunimit.

Universitete që përfshihen brenda projekti në “Erasmus Mundus” janë: City University London,  Freie University Berlin, Lappeenranta University of Technology, University of Bucharest ,  Technical University of Cluj-Napoca  , University of Business & Technology, Polytechnic University of Tirana, University of Sarajevo,  University of Tuzla, University of Split, University “St. Kliment Ohridski” Bitola  for University of Novi Sad, etj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)