03 Maj 2024

Studentët e UPZ-së trajnohen nga profesorë të universiteteve angleze

Prizren, 14 maj - Në Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti” është mbajtur një trajnim dy ditor për studentët e fakulteteve përkatëse. Më datë 13 dhe 14 Maj trajnimet u organizuan në zhvillim të karrierës, Metodat Hulumtuese, Aftësitë e Prezantimit dhe Shkrimi Akademik.

Ndërsa trajnimet u mbajtën nga profesorët e University of Edinburgh, Chalmers University of Technology dhe WUS Kosova. Kjo seri e trajnimeve është mbajtur në kuadër të Projektit të TEMPUS-it.


Menaxhmenti i Universitetit e vlerëson lartë mbajtjen e këtyre trajnimeve për studentët e UPZ-së, që do të kontribuojnë në formësimin e tyre akademik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)