02 Maj 2024

Sot mbahet testi i Maturës Shtetërore

Prishtinë, 28 qershor - Për 46 mijë maturantë sa ka këtë vit Kosova, sot, do të mbahet pjesa e dytë e Testit të Maturës Shtetërore.

Në këtë pjesë të Testit, maturantët do të përgjigjen në 80 pyetje nga lëndët e përafërta me drejtimet që kanë.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) dhe Komisioni Qendror Shtetëror i Maturës (KQShM), i kanë bërë të gjitha përgatitjet për organizimin e pjesës së dytë të Testit të Maturës.

Testimi i maturantëve do të bëhet në 390 qendra në gjithë vendin, ndërsa kryetarë të komisioneve sërish do të jenë profesorë nga universitetet publike.

MAShT njofton opinionin e gjerë se në vend të mësimdhënësve, të cilët e kanë administruar testin herët tjera, kësaj radhe janë angazhuar kompani të sigurimit fizik, të cilët do të bëjnë administrimin fizik të Testit të Maturës Shtetërore.

MAShT, po ashtu, bën të ditur se janë hartuar masa ndëshkuese për maturantët dhe personelin përgjegjës, të cilët nuk përfillin kriteret e administrimit.

Sipas kësaj urdhërese, maturantët të cilët do të gjendet se posedojnë telefonë, apo do të bëjnë çfarëdo lloj keqpërdorimi tjetër, mund t’iu shqiptohet masa ndëshkuese disiplinore: ndalim i nënshkrimit të provimit të maturës prej 1-2 vjet.

Ndërsa, në rastet kur argumentohet më pas se kandidati ka përdorur telefonin apo teknologji tjetër për kopjim dhe shpërndarje të informacionit, por edhe mënyra të tjera të keqpërdorimit, do t’i ndalohet hyrja në provim të maturës nga 3-5 vjet, si dhe mund të kërkohet trajtim edhe nga organet kompetente si policia, prokuroria dhe gjykatat.

Prandaj, MAShT kërkon nga maturantët dhe të gjithë akterët e përfshirë në Testin e Maturës Shtetërore, që të jenë të vëmendshëm dhe në nivel të përgjegjësisë dhe të detyrave që kanë.

Testi i Maturës Shtetërore kësaj radhe do të monitorohet edhe nga Internews Kosova dhe BIRN përmes infrastrukturës KALLXO.com. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)