07 Maj 2024

Skandali me diploma, për një ditë diplomuan 105 studentë

Prishtinë, 5 mars - Agron Mustafa, tashmë kryeshef i ri ekzekutiv i Postë Telekomit të Kosovës (PTK), ka qenë vetë i 105-ti student që kanë diplomuar për një ditë në Fakultetin e Shkencave të Aplikuara të Biznesit në Pejë.

Me gjasë kjo është ceremonia më e madhe e diplomimit të studentëve në një Universitet publik të vendit, disa muaj pas përfundimit të luftës në Kosovë, përkatësisht më 24 maj të vitit 2000.

Diplomat e studentëve të Fakultetit të Shkencave të Aplikuara të Biznesit në Pejë janë duke u hetuar nga Prokuroria Themelore e Pejës, pasi që sipas Rektoratit të Universitetit, nga 505 studentë, 503 nuk figurojnë në arkivat e tyre të kenë qenë ndonjëherë studentë.

Për këtë skandal ka raportuar të mërkurën gazeta “Zëri”, me ç’rast ka botuar dosjen 13 faqesh të Prokurorisë, e cila tashmë është duke u hetuar edhe Departamenti për Krime të Rënda pranë Policisë së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)