27 Mars 2023

Shipoli së shpejti me çerdhe moderne për fëmijë

Prishtinë, 7 shkurt - Drejtori i Drejtorisë së Prokurimit, Elvis Feka, së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor, Edison Tërnava, sot kanë vizituar çerdhen publike e cila është duke u ndërtuar në Shipol të Mitrovicës.

Përmes kësaj vizite ata kanë parë për së afërmi punimet të cilat janë duke u zhvilluar në ndërtimin e kësaj çerdhe, për të cilën kanë planifikuar buxhet shtesë për këtë vit në mënyrë që punimet të arrijnë në fazën finale.

Kjo çerdhe publike e cila është në ndërtim e sipër do të jetë institucioni më modern i këtij lloji në Mitrovicë, që do të shërbej më shumë për banorët e Shipolit. Çerdhja ndodhet në një lokacion të përshtatshëm, ku në afërsi të saj ndodhet edhe shkolla fillore, si dhe qendra e mjekësisë familjare.

Çerdhja do t’i përmbush sado pak nevojat dhe kërkesat e qytetarëve për kujdes ndaj fëmijëve për prindërit të cilët kanë nevojë për kujdes ditorë të fëmijëve të tyre.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 mars 2023

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë lapidarit të "Betejës së Semetishtit". (Semetisht, ora 10:00)

 - Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë pllakës Përkujtimore në Peqan. (Peqan, ora 10:30)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 11:00)  

- Në kuadër të edicionit të 13-të, Java e Frankofonisë përurohet hapësira Franceze 'Metro Station Quatre - Septempre'. (Universiteti Ukshin Hoti në Prizren, ora 11:00)

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Suharekë. (Suharekë, ora 11:00)

- Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj promovohet libri me titull "Simbol Çlirimtari" kushtuar Heroit të Kombit Milazim Kiqina. (Shtëpia e Fellbahut në Suharekë, ora 12:00)

- Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti mban konferencë për media. (Ndërtesa e BQK-së, ora 15:00)