14 Maj 2024

Shërbimi Gjerman prezanton bursat për studentët kosovarë

Prishtinë, 9 shtator - Sot do të mbahet një prezantim i hapur rreth mundësive të marrjes së bursave të DAAD-së në Amfiteatrin e Degës së Gjuhës dhe Letërsisë Angleze të Fakultetit Filologjik të Universitetit të Prishtinës.

Shërbimi Gjerman për Shkëmbim Akademik (DAAD) për studentët, të diplomuarit dhe doktorantët çdo vit ofron bursa të ndryshme për qëndrime studimore apo të arsimimit të mëtejmë në shkolla të larta dhe universitete gjermane.

Këto bursa mundësojnë qëndrime në shkolla të larta dhe universitete gjermane me standarde të larta cilësore. Synimi tjetër është që përfituesit e këtyre bursave të mbledhin përvoja jashtë vendit dhe të krijojnë rrjete me bursistë të tjerë, të cilat do të funksiononin edhe përtej periudhës së mbështetjes dhe përtej kufijve tokësor të Gjermanisë.

Vitin e kaluar DAAD nëpërmjet bursave të ndryshme ka mbështetur mëse 100 kosovarë për të studiuar, për të dhënë mësim, apo për të kryer studime kërkimore në Gjermani. Veç kësaj edhe studentë, shkencëtarë të diplomuar dhe mësimdhënës të universiteteve gjermane kanë qëndruar në Kosovë.

Afati i fundit për konkurim për shumicën e programeve për vitin akademik 2015/2016 është 30 tetori, gjegjësisht 15 nëntori 2014. Informata më të hollësishme, si dhe konkurimi mund të bëhet në uebfaqen www.funding-guide.de

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)