29 Prill 2024

Serbia shkel Marrëveshjen, financon sistemin arsimor në Kosovë

Mitrovicë, 29 maj - Tridhjetë e tre mijë euro i ka ndarë Qeveria e Serbisë për financimin e institucioneve shkollore të nivelit parafillor në Kosovë, me gjithë Marrëveshjen ndërkombëtare që kanë bërë të dyja vendet për shuarjen e strukturave paralele.
 
Bazuar në një dokument mbi ndarjet buxhetore, të cilin e posedon “Koha Ditore”, rezulton se Serbia i ka ndarë këto mjete, në muajin mars të këtij viti, me qëllim të financimit të arsimit parafillor në dhjetë komuna të Kosovës, ku jetojnë qytetarë të minoritetit serb: Fushë-Kosovës, Lipjanit, Obiliqit, Kamenicës, Graçanicës, Mitrovicës Veriore, Leposaviqit, Zveçanit, Zubin-Potokut dhe Gjilanit.

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës janë deklaruar se nuk kanë pasur informacion në lidhje me ndarjen e këtyre mjeteve dhe kanë falënderuar gazetën “për këto gjetje”. Megjithatë, kanë thënë se për këtë do të ankohen në Bruksel. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)