28 Prill 2024

Senati krijon komisione vlerësuese

Prishtinë, 28 janar - Senati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” në mbledhjen e mbajtur me datë 28.01.2014, ka analizuar gjendjen e krijuar në Universitetin e Prishtinës pas ngjarjeve të kohëve të fundit si dhe të debateve që janë ngritur për këto ngjarje. Pas një diskutimi të hapur dhe shterrues, Senati ka nxjerrë këto përfundime dhe ka marrë këto masa:


1.    Të inkurajohet debati për të gjitha shqetësimet që janë ngritur për dhe rreth  Universitetit. Ky debat, duhet të zhvillohet në struktura përkatëse të Universitetit, duke shfrytëzuar mekanizmat ligjorë dhe statutarë dhe duke adresuar përgjegjësitë në secilin nivel të hierarkisë.

 

2.    Inkurajohet secili individ apo instancë që të adresojë pretendimet për sjellje joetike akademike në Këshillin e Etikës të Universitetit.

 

3.    Këshillit të Etikës do t’i sigurohet përkrahja e plotë në punën e tij dhe i garantohet autonomi në vendimmarrje, si dhe do të sigurohet përkrahje në rastet kur ky Këshill kërkon ekspertizë shtesë në trajtimin e çështjeve specifike.

 

4.    Senati emëroi Komision për shqyrtimin e revistave në të cilat ka publikuar stafi akademik i Universitetit në përbërje:

·         Prof. Dr. Agni Dika

·         Prof. Dr. Shaban Buza

·         Prof.Asoc. Dr. Naser Zabeli

 

    Çdo mbledhje e Senatit duhet të jetë e hapur për media dhe të informohen me kohë (përveç nëse Senati vendos ndryshe).

 

    Çdo vendim i Senatit, duhet të publikohet në web-faqen e UP-së.

 

    Të gjitha strukturat e Universitetit, e veçmas menaxhmenti, duhet të jenë më aktivë në paraqitjen e punës, të arriturave por edhe të vështirësive me të cilat ballafaqohet, në menyrë që të informojë publikun e gjerë por edhe të ndajë “pronësinë” e proceseve me të gjitha palët me interes.

 

    Senati, në mënyrë që të adresojë më mirë përgjegjësitë, kompetencat por edhe llogaridhënien në secilën  instancë, ka shtruar nevojën për rishikimin dhe plotësim-ndryshimin urgjent të akteve normative në fuqi (Statutit dhe Ligjit për Arsimin e Lartë) dhe emëroi Komisionin në përbërje:

·         Prof. Asoc.Dr. Bujar Dugolli

·         Prof. Asoc. Dr. Enver Hamiti

·         Prof. Dr. Shpresa Hoxha

·         Prof. Asoc. Dr. Naser Kabashi

·         Prof. Asoc.Dr. Bujar Piraj

·         MSc. Avni Puka

·         Minir Begaj (kryetar i Parlamentit Studentor)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)