05 Mars 2024

SBASHK-u uron 5 tetorin- Ditën Botërore të Mësuesve

Prishtinë, 5 tetor - "Së bashku ne nderojmë mësuesit që kemi humbur gjatë pandemisë COVID, kujtojmë jetën dhe trashëgiminë e tyre, dhe rekomandojmë që kushtet e sigurta të punës dhe barazia e vaksinave të bëhen realitet për të gjithë globin." –  është mesazhi i Sekretarit të përgjithshëm i Internacionales Botërore të Arsimit  David Edvards drejtuar sindikatave anëtare. 

Mësuesi shqiptar në Kosovë, Shqipëri e kudo në trojet tjera me krenari festojnë 7 Marsin, ditën e shkollës shqipe, por falë angazhimit nëpër vite e dekada SBASHK-u është bërë anëtare e Internacionales së Arsimit dhe e Komitetit të Sindikatave të Arsimit të Evropës dhe për vite me radhë  bashkë me miliona kolegë nga e tërë Evropa dhe bota me aktivitete të ndryshme  ka shënuar edhe 5 Tetorin si ditë botërore të mësuesit. 

Në këtë 5 tetor përfaqësues të SBASHK-ut bashkë me kolegët e tyre nga shtetet e Evropës janë në Bruksel në një Konferencë duke debatuar e duke përgatitur një plan strategjik të angazhimit të përbashkët në shërbim të arsimit dhe të forcimit të zërit sindikal, ndërsa kolegët  tjerë kudo janë kujtojnë këtë ditë duke lartësuar kujtimin për koleget e kolegët tanë që nuk janë më mes nesh e pastaj i bashkohen lutjes dhe shprehin urimin  që bota ta mposhtë pandeminë dhe sindikatat duke mbështetur njëra tjetrën e duke pasur përkrahje nga Internacionalja e Arsimit dhe nga Komiteti i Sindikatave të Evropës të vazhdojnë rrugëtimin e vështirë e me plotë sfida për të realizuar misionin e tyre për arsimimin dhe edukimin e brezave, por edhe në realizimin e kërkesave të anëtarësisë. "Së bashku ne nderojmë mësuesit që kemi humbur gjatë pandemisë COVID, kujtojmë jetën dhe trashëgiminë e tyre, dhe rekomandojmë që kushtet e sigurta të punës dhe barazia e vaksinave të bëhen realitet për të gjithë globin." – u është drejtuar sindikatave anëtare  Sekretari i përgjithshëm i Internacionales Botërore të Arsimit  David Edvards

SBASHK-u ka qenë shembull i mirë i angazhimit e arritjeve  në këtë mision dhe prandaj me plot krenari ua uron anëtarësisë, por edhe gjithë kolegeve e kolegëve tanë në Ballkan, Evropë e botë ditën botërore të mësuesit. 


 


  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)