28 Prill 2024

SBASHK-u harton projekt strategjinë 2015-2019

Prishtinë, 17 nëntor - Në kuadër të aktiviteteve të shumta nga Projekti i përbashkët mes KEC-it (Qendra për Arsim e Kosovës) dhe SBASHK-ut , me titull \"Fuqizimi i rolit të SBASHK-ut në hartimin e politikave arsimore\", mbështetur nga Komisioni i Evropës, nga 14 deri më 17 nëntor ka mbajtur një Punëtori të rëndësishme,udhëhequr nga prof.dr. Dukagjin Pupovci, ku është hartuar korniza e planit strategjik të SBASHK-ut.

Në këtë punëtori ishin prezent përfaqësues të SBASHK-ut nga shumica e komunave të Kosovës, si dhe një përfaqësues i DKA-ve Musaj Tërbunja dhe një nga MASHT-i Arian Mustafa,të cilët kanë dhënë kontribut të çmuar gjatë gjithë seancave të punëtorisë.

Në hapje të kësaj punëtorie, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj,  ka numëruar shumë nga arritjet e SBASHK-ut, por nuk ka harruar të përmend edhe sfidat.

Ai ka lavdëruar bashkëpunimin e sinqertë të KEC-it me SBASHK-un në funksion të forcimit  të vazhdueshëm të kësaj sindikate në përballje me sfidat e kohës. 

Jasharaj ka lavdëruar edhe përkushtimin e z. Dukagjin Pupovci  në tërë projektin dhe ka falënderuar atë për gatishmërinë që në këtë punëtori ishte me pjesëmarrësit për t\'i nxitur ata për një bashkëbisedë të frytshme.

Disa nga fushat që pjesëmarrësit kanë përzgjedhur si  më të rëndësishmet për krijimin e një plani strategjik ishin: Dialogu social, Shërbimet për anëtarët e SBASHK-ut, Kapacitetet organizative dhe njerëzore, Komunikimi, Financimi dhe Bashkëpunimi me sindikatat dhe organizata arsimore në vend dhe në botë.

Pjesëmarrësit kanë deklaruar se SBASHK-u ka shënuar  arritje të shumta dhe ka një historik të pasur të përkushtimit nëpër vite e dekada. Ata kanë lavdëruar edhe përpjekje të vazhdueshme aktuale për të sjellë risi  e angazhime pozitive në shërbim të anëtarësisë. 

Mirëpo ata nuk janë ndalur me kaq, por kanë dhënë ide të shumta me qëllim që SBASHK-u të shtojë angazhimet në shërbim të anëtarësisë  duke sjellë freski e risi në këtë sferë.

Gjatë gjitha seancave kishte kontribut të madh nga ana e përfaqësuesve, ku edhe me ndihmën e ideve të tyre u hartua korniza e planit strategjik të SBASHK-ut për katër vitet e ardhshme 2015-2019.

Në SBASHK-u thonë se ngritja e një strategjie është fort e rëndësishme pikërisht në kohën kur shtrohen shumë sfida e pikëpyetje.

Strategjia do të jetë bazë e veprimit unik dhe mbështetje për angazhime e veprime të koordinuara mes qendrës dhe niveleve të arsimit dhe anëtarësisë në mbrojtje të të drejtave sindikale dhe në qëndrimin kategorik se Kontrata  Kolektive do të realizohet e tëra në janar.

Nëse kjo nuk ndodh atëherë Strategjia përcakton edhe masat dhe verimet konkrete e unike në mbrojtje të saj.

               
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)