14 Maj 2024

SBASHK kërkon nga Rashiq mos ta nënshkruaj përbërjen e re të KES-it

Prishtinë, 28 tetor - Ministri i MPMS-së, Nenad Rashiq është takuar me delegacionin e SBASHK-ut.  Temë e bashkëbisedës ka qenë propozimi i një komisioni vlerësues për përbërjen e re të Këshillit Ekonomiko-Social. 

Delegacioni i SBASHK-ut ka ripërsëritur në takimin me ministrin Rashiq se kjo Sindikatë, që konsiderohet nga më aktivet dhe më të organizuarat në Kosovë, nuk njeh raportin e një Komisioni, ngase  ai është përbërë nga njerëz  të subjekteve konkurruese për anëtarë të KES-it.

“Që nga publikimi në media  të propozimit të një Komisioni vlerësues lidhur me përbërjen e re të Këshillit  Ekomomiko-Social , SBASHK-u  ka shprehur pakënaqësitë  lidhur  përbërjen e këtij Komisioni ngase në të nuk kishte pjesëmarrës të pavarur, por  ishin përfaqësues të palëve konkurruese për KES, gjë që paraqet konflikt interesi.\"

\"Përbërjen që ofron ky Komision nuk e njohim dhe  prandaj  apelojmë të Ju z. Ministër që të mos e nënshkruani këtë raport e as përbërjen e re të KES-it”,  është shprehur  në bisedë me Ministrin Rashiq, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman  Jasharaj.
 
Anëtari tjetër  i delegacionit  të SBASHK-ut, Ymer Ymeri, ka ofruar mjaft fakte dhe ka treguar se SBASHK-u ka ofruar dokumentacion valid që dëshmon për numrin e saktë të anëtarëve. 

Ai është shprehur se në momentin aktual kur BSPK-ja, është Konfederatë , por nuk ka numrin e paraparë të anëtarëve sipas Ligjit për Këshillin Ekonomiko-Social,  se në  përbërjen e saj nuk janë sindikatat më të fuqishme të Kosovës dhe se në Komisionin vlerësues për  përbërjen e re të KES-it ka konflikt interesi, është e udhës që Ministri të mos e nënshkruaj  përbërjen e KES-it si e ka propozuar ai komision, por të takohet me sindikatat që kanë konkurruar  dhe të gjendet një zgjedhje me marrëveshje  nga  të  gjithë.
 
Ministri Rashiq ka deklaruar se është për respektim të Ligjeve, duke mos i dhënë ndonjë përgjigje të prerë delegacionit të SBASHK-ut. Ata kanë deklaruar edhe një herë në përfundim të këtij takimi se nuk do ta njohin  përbërjen e KES-it pa qenë të përfaqësuara aty sindikatat më të forta e me anëtarësi reale dhe se do të vazhdojnë me përpjekjet për të triumfuar drejtësia, që konsiderojnë se është në anën e tyre.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)