22 Mars 2023

SBASHK apel punëtorëve arsimor që të vaksinohen

Prishtinë, 29 korrik - Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK) ka konsideruar se shqetësues fakti se deri tani një numër i vogël i punëtorëve arsimore janë vaksinuar dhe prandaj SBASHK i drejtohet gjithë anëtarësisë me apelin që ata të heqin dilemat e hezitimet eventuale dhe të vaksinohen me qëllim që të jenë të mbrojtur dhe të kontribuojnë në fillimin e mbarë të vitit shkollor në gjithë institucionet arsimore kudo në Kosovë.

''Kujtojmë anëtarësinë se kryetari dhe gjithë stafi qendror kanë marrë edhe dozën e dytë të vaksinës dhe këtë e kanë bërë me qëllim që të jenë të mbrojtur dhe kështu me sukses të vazhdojnë të përballen me sfidat dhe të jenë në krye të detyrës për realizimin e kërkesave të anëtarësisë'', thekson SBASHK.

SBASHK-u kishte kërkuar nga Ministri Vitia që punëtorët arsimor të jenë prioritet pë vaksinim dhe tani ju drejtohemi me apelin që të vaksinohen dhe kështu ta mbrojnë veten, familjen, kolegët, nxënësit dhe te kontribuojnë në rrjedhën e mbarë të procesit mësimor në institucione e jo të vijmë në pozitë që të kalohet në versione të tjera të mësimit, që nuk ka qenë dhe nuk është dëshirë e asnjërit nga ne.

Kolegë e kolege kudo jeni vaksinohuni se në të kundërtën do të ndjeheni fajtor nëse përkeqësohet situata dhe dëmtohet rrjedha e mbarë e vitit shkollor.

''Ne kemi dëgjuar vazhdimisht kërkesat tuaja legjitime dhe kemi bërë gjithë të mundurën që t’i realizojmë ato. Jemi të sigurt se edhe ju do ta dëgjoni apelin tonë dhe do të shkoni në qendrat e vaksinimit'', thekson SBASHK.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 mars 2023

- Asociacioni i Qendrave për Punë Sociale dhe Departamenti Punë Sociale, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” organizon ditën e dytë të konferencës se dytë Nacionale për shënimin e Ditës Botërore të Punës Sociale. (Fakulteti Filozofik i Universitetit të Prishtinës, ora 9:30)

- Administrata Tatimore e Kosovës në bashkëpunim me Iniciativën Kosovare për Stabilitet organizojnë panel diskutimi me temë “Formalizimi i punësimit”. (Biblioteka Kombëtare, ora 10:00)

- Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës organizon takim publik për hartimin e Koncept Dokumentit të Fushës së Ujërave. (Hotel Garden, ora 10:00)

- Ideatorët e platformës "Liria ka emër", Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, do të vizitojnë Organizatat e dala nga lufta të UÇK-së. (Zyrat e Organizatave të dala nga lufta të UÇK-së, ora 11:00)

- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, vizitojnë Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, ku planifikohet të fillojnë shërbimet për Fertilizim të Asistuar Mjekësor (FAM) në shërbimin publik. (Klinika Gjinekologjike në QKUK, ora 11:00)

- Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, jep mesazhin me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit. (Selia e BIK-ut, ora 11:00)

 - Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)

- Në shënimin e Javës Ndërkombëtare e Parasë, Shoqata e Bankave të Kosovës zhvillon një vizitë në shkollën "Thimi Mitko" në Gjilan. (Gjilan, ora 13:30)

- Instituti Demokratik i Kosovës në bashkëpunim me Transparency International organizon tryezën e diskutimit “Buxhetimi gjinor në kuadër të partive politike në Kosovë”, një diskutim i përbashkët mes kryetareve të forumeve të grave të partive kryesore në vend, trupave menaxhuese zgjedhore, shoqërisë civile dhe korit diplomatik në vend. (Hotel Sirius, ora 14:00)