08 Maj 2024

Sali Ahmeti emërohet ushtrues detyre i dekanit të Fakultetit të Mjekësisë

Prishtinë, 23 dhjetor - Rektorit i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka bërë të ditur se Prof. dr. Sali Ahmeti është emëruar ushtrues detyre i dekanit të Fakultetit të Mjekësisë.

Ky vendim është marrë nga rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Ibrahim Gashi, pas konsultimeve me Këshillin Drejtues dhe me menaxhmentin e Universitetit. 

Vendimi ka pasuar shkarkimin ditë më parë të dekanit të deritashëm të këtij Fakulteti, kjo si pasojë e keqmenaxhimit dhe e keqpërdorimeve gjatë disa vjetëve të fundit.

Prof. dr. Sali Ahmeti ka një përvojë mbi 35-vjeçare në Fakultetin e Mjekësisë, gjatë së cilës ka kryer detyra të rëndësishme në kuadër të UP-së, si dhe e ka ushtruar detyrën e drejtorit të përgjithshëm të QKUK-së.   

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)