29 Prill 2024

Rreth 11 mijë maturantë sprovojnë dijen në testin e maturës

Prishtinë, 31 gusht - Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë , ka organizuar  provimin e Maturës Shtetërorë 2013 , pjesa e parë - afati i gushtit,  për rreth 11 mijë nxënës të cilët nuk kaluan në afatin e qershorit , por edhe për  ata që viteve të mëparme nuk kishin treguar sukses .

Zëvendësministri i Arsimit, njëherësh kryetar i Komisionit Qendror Shtetëror të Maturës Nehat Mustafa, me këtë rast u shpreh se  administrimi i testit filloi me kohë dhe u realizua me sukses , me ndonjë përjashtim të vogël ku shënimet e dërguara nga  shkollat nuk korrespondonin me numrin e saktë të maturantëve,  por  falë punës së madhe e profesionale të  Divizionit për Standarde Vlerësim dhe Monitorim (DVSM) të MAShT,  edhe këto probleme u tejkaluan me sukses .

Në vazhdim z Mustafa theksoi se “në mbarëvajtjen e procesit të administrimit dhe  monitorimit të provimit janë të angazhuar  mjaft  mësimdhënës, zyrtar të MAShT dhe profesor të Universiteteve Publike me të vetmin qëllim  që të kemi  rezultate sa më  reale “.

Kontributin e të çmuar  në mbarëvajtjen e testit kanë dhënë edhe Drejtoritë Komunale të Arsimit, Policia e Kosovës, shërbimet shëndetësore  dhe mbi të gjitha mediat  të cilat me punën e tyre kanë kontribuar në informimin e vazhdueshëm të maturantëve ,  ka thënë z Mustafa .

Provimi është mbajtur në 31 komuna të Kosovës, ndërsa për  mbarëvajtjen e testit  janë  angazhuar  rreth 860 administratorë. Kohëzgjatja e testit është 180 minuta,  kalojnë ata nxënës të cilët japin përgjigje të sakta në më shumë se 50 për qind të pyetjeve.

Pjesa e dytë e Testit  të Maturës 2013 , do të mbahet  me datë  7 shtator , ndërkaq  rezultatet pritet të shpallen me 16 shtator 2013 .

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)