04 Maj 2024

Rektori Gashi takoi drejtoreshën e Fondit të Vishegradit

Prishtinë, 18 korrik - Rektori i Universitetit të Prishtinës’’Hasan Prishtina’’, prof.dr.Ibrahim Gashi dhe prorektorja për bashkëpunim ndërkombëtar, prof.dr.Lindita Tahiri, u takuan me drejtoreshën e Fondit Ndërkombëtar të Vishegradit, Karla Wursterova dhe koleget e saj, për të diskutuar mundësitë e bashkëpunimit me Universitetin e Prishtinës.

Ky fond i themeluar në vitin 2000 nga ky vit ofron mobilitet edhe për studentët e Universitetit të Prishtinës’’Hasan Prishtina’’, në universitetet e shteteve anëtare të Vishegradit (Çekia, Sllovakia, Polonia dhe Hungaria).

Përveç mobilitetit, ekzistojnë dhe mundësi bashkëpunimi me universitetet e shteteve anëtare të Vishegradit për përpilim të programeve studimore dhe për avancimin e çështjeve me rëndësi akademike, si dhe për pasurim bibliotekash dhe për universitete verore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)