04 Maj 2024

Rektori Gashi priti në një takim drejtorin e Qendrës Kulturore Turke

Prishtinë, 24 korrik - Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Ibrahim Gashi, priti në një takim drejtorin e Qendrës Kulturore Turke “Yunus Emre”, z. Sadullah Yilmaz, me të cilin diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet UP-së dhe universiteteve turke.


Drejtori Yilmaz i premtoi rektorit Gashi se do të negociojë me universitete të tjera turke për arritjen e marrëveshjeve të bashkëpunimit me UP-në, si dhe për sjelljen e profesorëve nga Turqia për të ligjëruar në Departamentin e Gjuhës dhe Letërsisë Turke të Fakultetit të Filologjisë të UP-së, nëse një gjë e tillë kërkohet nga ky Departament.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)