07 Maj 2024

Rektori Gashi organizoi pritje për media me rastin e festave të fundvitit

Prishtinë, 26 dhjetor - Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Ibrahim Gashi, në një pritje për media të organizuar me rastin e fundvitit, në emër të tij personal, të menaxhmentit dhe të profesorëve të UP-së i ka falënderuar mediat për gjithë përcjelljen që u kanë bërë zhvillimeve, të arriturave dhe ngjarjeve në UP.

“Natyrisht, në këtë vit që e kemi bashkëjetuar ne si UP dhe menaxhmenti kemi bërë përpjekje të mëdha që t’i përmbushim detyrat që kërkohen nga ne, por, pavarësisht se ndonjëherë mund të mos na kenë pëlqyer shkrimet tuaja, ato kanë qenë kontribuuese dhe na kanë ndihmuar që ne të korrigjohemi në punën tonë, duke u përpjekur që ta bëjmë më të mirën. Pra, në secilën rrethanë, ju keni ndihmuar në zhvillimin e UP-së dhe për këtë dua t’ju falënderoj’’, ka thënë rektori Gashi.

Rektori Gashi, me urimin për festat e fundvitit, i ka falënderuar të gjitha mediat për punën që kanë bërë, duke përcjellë ngjarjet dhe të arriturat në UP, ku edhe i ka ftuar për një bashkëpunim edhe më intensiv në vitin që do të vijë

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)