07 Maj 2024

Rektori Gashi fajëson paraardhësin e tij për skandalet në UP

Prishtinë, 20 dhjetor - Rektori i Universitetit “Hasan Prishtina”, Ibrahim Gashi nuk ndihet fajtor për skandalin me arrestimin e zyrtarëve të Fakultetit të Mjekësisë.

 

Ai thotë se drejtësia e tregon qartë se kujt duhet t’i bie përgjegjësia, meqë veprat e dyshuara nxjerrin në sipërfaqe periudhën e vitit 2009.

“Ne nuk mund të ndihemi përgjegjës për atë kohë që ne nuk kemi qenë në krye të institucionit. Ne ndihemi përgjegjës për luftimin e këtyre elementeve dhe për të marrë masa të mëtutjeshme”, theksoi Gashi në Klan Kosova.

“Ne po përballemi me pasojat e një gjendje që nuk e kemi krijuar ne. Ne këtë gjendje e kemi trashëguar, dhe bashkë po tentojmë të japim zgjidhje”, nënvizoi ai.

Gashi i është përgjigjur edhe kritikëve të cilët kanë kërkuar që të ndëshkohen edhe profesorët, meqë asistentët dyshohet të kenë ndërmjetësuar.

“Nëse vërtetohet faji për tre asistentët ndërmjetës, atëherë vërtetohet se ku kanë shkuar ato të holla. Atëherë mund të dihen edhe profesorët. Drejtësia e ka fjalën tani”, tha Gashi.

Rektori Gashi tha se të hënën do të caktohet ushtruesi i ri i detyrës së dekanit të Fakultetit të Mjekësisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)