02 Maj 2024

Provimin e maturës e kalojnë 23.531 maturantë

Prishtinë, 24 qershor - Komisioni Qendror Shtetëror i Maturës (KQSHM), ka publikuar sot rezultatet e Provimit të Maturës të afatit të qershorit.

Nga 31.628 maturantë sa kanë marrë pjesë në provim, kanë kaluar 23.531 maturantë (74.5 përqind).

KQSHM vlerëson lartë organizimin e Provimit të Maturës dhe falenderon të gjithë akterët e përfshirë në këtë proces.

Gjatë tri ditëve të ardhshme do të jetë afati i përcaktuar për ankesa, ndërsa publikimi i rezultateve të ankesave do të bëhet më 28 qershor.

Rikujtojmë se, për të gjithë ata që nuk e kanë kaluar provimin në këtë afat, do të kenë edhe një mundësi në afatin e gushtit.

Në atachment po ua dërgojmë edhe raportin e detajuar të KQSHM-së për Provimin e Maturës 2013.

Ndërsa, për të gjithë të interesuarit që të kenë më shumë informata, mund të kontaktojnë Mustafë Kadriun – anëtar i KQSHM-së dhe Udhëheqës i Divizionit për Vlerësim, Standarde dhe Monitorim në nr. 044 520 223

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)