04 Maj 2024

Provimi i Maturës mbahet më 14 dhe 28 qershor

Prishtinë, 12 maj - Komisioni Qendror Shtetëror i Maturës (KQShM), njofton të gjithë maturantët, se është marrë vendim për zhvendosjen e datave të Provimit Shtetëror të Maturës dhe provimi do të mbahet më datat: 14.06.2014 – dita e parë dhe më 28.06. 2014 – dita e dytë, ndërsa rezultatet do të publikohen më 07.07. 2014.

“KQShM ka vendosur që provimi i maturës të mbahet më: 07.06.2014 – dita e parë; 21.06.2014 – dita e dytë dhe 30 qershor – publikimi i rezultateve.

Por, ndërkohë, presidentja e shtetit i ka shpallur zgjedhjet parlamentare për dt. 08.06.2014, prandaj mbajtja e provimit të maturës ka qenë e pamundur në datat e parapara më herët dhe u vendos që provimi të organizohet në këto data: 14.06.2014 – dita e parë; 28.06. 2014 – dita e dytë dhe 07.07.2014 – publikimi i rezultateve”, thuhet në vendimin e KQShM-së.   

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)