29 Prill 2024

Promovohet Agjencia për Arsim dhe Aftësim Profesional

Prishtinë, 19 maj - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja mori pjesë në konferencën promovuese të Agjencisë për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim të të Rriturve (AAAPARr).

Kjo Agjenci ka për qëllim mbështetjen e zhvillimit të arsimit dhe aftësimit profesional në përputhje me standardet evropiane, me synimin që të arrijë zhvillimin e AAP-së në lidhje me nevojat e teknologjisë moderne dhe tregun e punës.

Në fjalën e hapjes, ministri i Arsimit, z. Ramë Buja, ndër tjera tha se Qeveria e Kosovës e ka vënë si prioritet zhvillimin e arsimit dhe aftësimin profesional. “Për këtë arsye, ne po punojmë që të krijojmë mundësi sa më të mira për përgatitjen e të rinjve tanë për tregun e punës përmes arsimit dhe aftësimit profesional”, tha ai.

Në vazhdim, ministri Buja përmendi disa të arritura, të cilat janë mundësi për rritjen e cilësisë në të gjitha nivelet e arsimit profesional, si: miratimin e Ligjit për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Ligjit për Arsimin e të Rriturve, finalizimin Strategjisë për ngritjen e praktikës profesionale gjithëpërfshirëse dhe Strategjisë për orientim në karrierë.

Ministri Buja tha se MAShT, ka  bërë rishikimin e kurrikulave të AAP me qëllim të përshtatjes së tyre me tregun e punës si dhe hartimin e disa kurrikulave të reja, ndërsa theksoi se të gjitha shkollat profesionale ekonomike dhe bujqësore janë pajisur me firma ushtrimore (FU), të cilat janë mundësi për realizimin e praktikës profesionale dhe ngritjen e cilësisë në AAP në shkollat ekonomike dhe bujqësore.


Ministri Buja përmendi edhe shumë të arritura të tjera, ndërsa tha se me qëllim të ofrimit të mirëfillitë të Arsimit dhe Aftësimit Profesional dhe Arsimit për të Rritur, MAShT ka themeluar Agjencinë për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur.

Me këtë rast, drejtoi i AAAPARr z. Ragip Gjoshi, prezantoi objektivat dhe planin e veprimit të Agjencisë, i cili plan (i mbështetur nga GIZ), do të pilotohet gjatë dy viteve në katër qendra të kompetencës dhe dy shkolla të arsimit profesional.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)