28 Prill 2024

Prishtina thellon bashkëpunimin me Tiranën për arsim dhe sport

Tiranë, 27 maj - Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jusuf Thaçi, bashkë me përfaqësuesit e Federatës së Sportit Shkollor të Kosovës, vizitoi Tiranën ku zhvilluan takime për fillimin e bashkëpunimit praktik mes Tiranës dhe Prishtinës në fushën e arsimit dhe sportit.

Gjatë vizitës së tij në Tiranë, Drejtori Jusuf Thaçi u takua me zëvendësministrin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë, z. Rauf Dimraj.

Në këtë takim u diskutua për mundësinë e organizimit të garave të përbashkëta në mes nxënësve të Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe për mundësinë e organizimit të kampeve verore në Shqipëri dhe kampeve dimërore në Kosovë për nxënësit e të dy vendeve.

Në takimin me  Drejtoreshën e Drejtorisë Arsimore Rajonale të Qytetit të Tiranës, znj. Mimoza Kuqi,  u diskutua për shkëmbimin e praktikave dhe përvojave të mira në mes Tiranës dhe Prishtinës në fushën e arsimit, si dhe për organizimin e aktiviteteve të përbashkëta në Tiranë e Prishtinë për nxënësit e të dy qyteteve.

Me këtë rast u nënshkrua një memorandum bashkëpunimi në mes të dy drejtorive.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)