Prezantohet vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Prishtinë, 20 prill -  Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, do të merr pjesë sot në Konferencën për prezantimin e dokumenteve strategjike  për vlerësim të performancës së mësimdhënësve; Korniza Strategjike për Zhvillim Profesional të Mësimdhënësve, Udhëzimin Administrativ për licencim të mësimdhënësve si dhe dokumente të tjera të hartuara nga MAShT.  
Gjithashtu, gjatë ditës së sotme ministri Bajrami,  do të vizitoi nxënësit e shkollës Gjin Gazulli  të Prishtinës,  gjatë mbajtjes së testit pilotues për  vlerësimin ndërkombëtar  PISA. 
















