Prezantohet raporti i vrësimit të Kartelës Matëse të Autonomisë Universitare

Prishtinë, 9 dhjetor - Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Kolegji IBC-M organizojnë sot tryezën e diskutimit për prezantimin e Raportit të Vlerësimit të Kartelës Matëse të Autonomisë Universitare. 
Ky aktivitet mbahet në kuadër të projektit Fuqizimi i autonomisë së universiteteve dhe ngritja e llogaridhënies dhe transparencës në universitetet e Ballkanit Perëndimor - STAND dhe përmes tij synohet vërtetimin i vlefshmërisë së procesit të vlerësimit, të realizuar në universitetet partnere si dhe në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI).
Më konkretisht, tryeza ka për qëllim diskutimin dhe përfundimin e raportit të vlerësimit ndërmjet palëve të interesuara dhe arritjen e një konsensusi mbi prioritetet për reformën, me fokus zhvillimin e planit të veprimit. 
Pjesëmarrësit në punëtori janë anëtarë të Task-forcës për vlerësimin e kartelës matëse  të  autonomisë  universitare,  të  cilët  vijnë  nga  universitetet  e  Kosovës, IBC-M, MAShTI dhe përfaqësues të BE-së. 
















