29 Prill 2024

Përurohet shkolla në Banjë dhe objekti i rinovuar në Bellanicë

Malishevë, 2 shtator - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja dhe kryetari i Komunës së Malishevës, Isni Kilaj përuruan sot objektin e ri të shkollës fillore dhe të mesme të ulët “Naim Frashëri” në fshatin Banjë të Malishëvës dhe objektin e rinovuar të shkollës “Ismail Qemali” në Bellanicë të Malishevës.

Ministri Buja, me këtë rast, ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit e të dyja shkollave për objektet e inauguruara dhe për fillimin e vitit të ri shkollor, ndërkaq ka vlerësuar se investimi në hapësirat shkollore ndikon drejpërsëdrejti në mësimdhënie dhe mësimnxënie.

Më tej, ministri Buja ka bërë të ditur se Ministria e Arsimit ka investuar mbi 1 milion euro në ndërtimin e këtij objektit shkollor në Banjë, duke shtuar se e tërë kjo punë që është bërë dhe po bëhet, ka për qëllim të vetëm investimin në cilësi dhe të ardhmen e vendit.

Ministri Buja, po ashtu ka bërë të ditur se, në vazhdën e angazhimeve të Ministrisë së Arsimit për të zbutur çështjen e mungesës së hapësirave shkollore, gjatë këtij muaji do të përurohen edhe shtatë objekte të tjera.

“Të dashur nxënës, që sot po filloni hapin e radhës së dijes, ju uroj nga zemra! Urim i veçantë vjen për shkollën tuaj, për faktin që e kemi bërë të re shkollën e vjetër vetëm duke e rinovuar”, u shpreh ministri Buja para pjesëmarrësve të ceremonisë përuruese në fshatin Bellanicë.

Ndërsa, kryetari i Malishevës, Isni Kilaj ka thënë se shkollat që po përurohen janë frut i angazhimit dhe kontributit  të jashtëzakonshëm që ka dhënë Qeveria e Kosovës për ndërtimin e objekteve shkollore në tërë Republikën e Kosovës.

Objekti shkollor në Banjë të Malishevës ka sipërfaqen 5, 000 m² dhe përmban

15 dhoma mësimi për nxënësit fillor, 3 dhoma mësimi për nxënësit parafillor, biblioteka, kabineti i kimisë, kabineti i fizikës, kabineti i biologjisë, kabineti i informatikës, kabineti i artit, kabineti i muzikës, kabineti i gjuhëve të huaja, 3 kabinete të arsimtarëve, dhoma e mjekut, dhoma e psikologut, dhoma e pritjes se prindërve, kuzhina doracake, salla e arsimtarëve, drejtoria, sekretaria, arkivi dhe depo.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)