02 Maj 2024

Përsëritet testi i maturës

Prishtinë, 5 korrik - Testi i Maturës, përsëritet sot për maturantët, të cilët më datën 14 qershor i ishin nënshtruar testimit në Qendrat e Testimit: Gjilan – qendrat nr. 8, 13, 22 dhe 24; Skenderaj – qendra nr.2; Lipjan – qendrat nr. 13 dhe 15.

Maturantët, të cilët pjesës së parë të testit (Gjuhë amtare, Matematikë dhe Gjuhë Angleze), i ishin nënshtruar në këto shtatë qendra, kësaj radhe janë riorganizuar në 19 qendra.

Për këto qendra, Komisioni Qendror Shtetëror i Maturës (KQShM), mori vendim ditë më parë që të anulohen rezultatet e testit, pasi që gjatë këtij procesi ishin raportuar parregullsi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)