29 Prill 2024

Përmbyllet seminari ndërkombëtar për Gjuhën dhe Letërsinë

Prishtinë, 30 gusht - Në ceremoninë e mbylljes së edicionit të XXXII -të të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, mbajtur në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” rektori i UP-së, prof.dr.Ibrahim Gashi, në fjalën e tij përshëndetëse tha se kontributi i albanologëve dhe studiuesve për afirmimin e vlerave identitare shqiptare, janë shërbimi më i madh që mund t’i bëhet një kombi nga pjesëtarë të kombeve të tjera.

“Edicioni i sivjetmë i seminarit ka vlerësuar kontributin e studiuesve të huaj për albanologjinë në gjysmën e dytë të shekullit XX-të, si një shenjë mirënjohjeje për punën e tyre. Seminari ka trajtuar edhe problemin e letërsisë me identitetin. Ky edicion do të veçohet edhe për ligjëratat e rëndësishme, ku janë trajtuar origjina e shqipes, statusi i Sami Frashrit si autor shqiptar, problemet identitare të shqiptarëve, terminologjia, etj”, tha rektori Gashi.

Në përmbyllje të këtij seminari rektori Gashi falënderoi dhe të gjithë akteret tjerë që ndihmuan punën e suksesshme të seminarit, më theks të veçantë Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Komunën e Prishtinës.

I bindur se pasioni Juaj studiues për shqipen por edhe organizimi i mirë i sesionit të sivjetëm do të jenë shtytësit kryesor që të gjithë ju, por edhe albanolog tjerë të ri të jemi sërish së bashku në hapje të sesionit të 33-të të Seminarit për Gjuhën, Letersinë dhe Kulturën Shqiptare.

Drejtori i seminarit, prof. asoc. dr. Bardh Rugova, i cili e vlerësoi seminarin shumë të suksesshëm, i ftoi studiuesit dhe albanologët, që të marrin pjesë në seminarin e ardhshëm, që shënon edhe 40 vjetorin e tij.

Ky edicion mblodhi një numër të madh të albanologëve dhe studiuesve të gjuhës dhe letërsisë shqiptare. Seminari i organizuar nga Fakulteti Filologjik i Universitetit të Prishtinës’’Hasan Prishtina’’ u vlerësua si shumë i suksesshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)