28 Prill 2024

Parlamenti Studentor, viziton Qendrën e Studentëve

Prishtinë, 2 prill -  Paralamenti Studentor, ka bërë vizitë Qendrën e Studentëve konkretisht konviktet  dhe menzën e studentëve, ku është informuar  drejtpërdrejtë nga menaxhmenti dhe  studentët, për çështjet e ndryshme, si higjenën në konvikte dhe menzë, gjithashtu infrastrutkurën  e brendshme  dhe parregullsitë e tjera.

Po ashtu gjatë kësaj vizite, kemi diskutuar me studentët për të gjitha brengat që ata i kanë në Qendren  e Studentëve, por gjatë moniorimit  përgjithësisht gjendja ishte e mirë.


Menaxhmenti i Qendrës Studentore, përkatësisht  drejtori me bashkpuntorë  njoftoi që është në konsultë me institucionet  relevante për ndërtimin e konvikteve shtesë dhe se kërkesa ka të shumëta për regjistrim të studentëve.

Ne si Parlament, kërkuam  që të rikthehet Qëndra e Mjekësisë Familjare ,për arsye se studentët kanë nevojë për një qënder të tillë, duke marrë parasyshë numrin e madh të studentëve në konvikte, ndërsa menaxhmenit na njoftoi që janë duke bërë përpjekje që së bashku me Komunën e Prishtinës  ta mundësojnë hapjen e kësaj qendre që është esenciale për jetën e mirfilltë studentore .

Në vazhdën e punës së Parlamentit Studentor, do të vizitojmë edhe njësi të tjera akademike, për t’i të monitoruar gjendjen  në tërësi dhe problemeve që hasin studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. 


Ndryshe PSUP-ja përshëndet vendimin e Qeverisë së Kosovës, për uljen e çmimit të pagesave për 50% të banimit në konvikte, menzës dhe pagesave për semestër duke konsideruar se ky vendim është dashur të merret shumë më herët duke parë gjendjen e rënduar ekonomike të qytetarëve .


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)