14 Maj 2024

OSBE promovon të drejtat gjuhësore në Kosovë

Prishtinë, 26 shtator - Me rastin e 26 shtatorit, Ditës Evropiane të Gjuhëve, Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe Zyra e Komisionerit për Gjuhët do të promovojnë të drejtat gjuhësore me një sërë aktivitetesh që mbahen nesër në Prishtinë. 

Në ora 11:00, para Hotelit Grand do të hapet Panairi i Gjuhëve që ka për qëllim promovimin e gjuhëve të ndryshme evropiane, përfshirë pesë gjuhët që fliten në Kosovë.

Në panair marrin Komisioneri për Gjuhët Slaviša Mladenović dhe Shefi i Qendrës Rajonale të OSBE-së në Prishtinë Neil Tobin. 

Premiera e një dokumentari mbi punën e Zyrës së Komisionerit për Gjuhët dhe rolit të saj në respektimin e të drejtave gjuhësore do të jepet në ora 18:00 në Teatrin Oda.

Pjesëmarrësve do t’iu drejtohen Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jean-Claude Schlumberger, Komisioneri për Gjuhët, Slaviša Mladenović, dhe Shefi i Zyrës së Këshillit të Evropës, Tim Cartwright.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)