19 Prill 2024

ORCA publikon raportit e monitorimit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë

Prishtinë, 25 shkurt - Përmes një konference për media që do të mbahet sot Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) bën publikimin e "Raportit të Monitorimit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë 2".

Në raport do të publikohen të dhëna nga procesi i akreditimit gjatë vitit 2020, si dhe informata të tjera të rëndësishme rreth sfidave me të cilat është përballur Agjencia e Kosovës për Akreditim dhe Këshilli Shtetëror i Cilësisë.

Pjesë e panelit diskutues do të jenë drejtori i Agjencisë së Kosovës për Akreditim, Naim Gashi, anëtari i Këshillit Shtetëror të Cilësisë, Dukagjin Zeka dhe drejtori i ORCA’s, Rron Gjinovci.

 Nga kush u kërcënua drejtori i Agjencisë së Akreditimit?  Sa kolegje mbetën pa akreditim institucional? Cilat kolegje duhet të humbasin licencën? Kush dhe si ndërhyri në Agjencinë e Kosovës për Akreditim dhe në Këshillin Shtetëror të Cilësisë?

Për këto e shumë të tjera mund ORCA do të informoj gjatë publikimit të këtij raporti.



Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)