29 Prill 2024

OPS, e shqetësuar me gjendjen në UP

Prishtinë, 25 mars - Opinioni i Pavarur Studentor (OPS) reagon për grevën disa ditore të stafit administrativ të Universitetit të Prishtinës.

“Ne si organizatë studentore, Opinionit i Pavarur Studentor- OPS-, me anë të kësaj kumtese ju njoftojmë se jemi shumë të shqetësuar me gjendjen e krijuar në UP e cila po ndodh ditëve të fundit nga hyrja në grevë e punonjësve administrativ të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina’’”, thuhet në reagimin e OPS.

Kjo organizatë shpreson që kërkesat e punonjësve të administratës të UP-së të realizohen sa ma shpejt qe të jetë e mundur nga ana e Rektoratit të UP-së, që gjendja e krijuar në UP të normalizohet sa me parë.

\"OPS\" është organizatë studentore e cila angazhohet për mbrojtjen e të drejtave të studentëve dhe përmirësimin e kushteve të studimeve në Universitetin e Prishtinës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)