02 Maj 2024

OEAK organizon maratonë për fëmijë për nder Pavarësisë së ShBA

Prishtinë, 4 korrik - Për nder të përvjetorit të 237-të të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë në bashkëpunim me Coca Cola Hellenic, organizuan sot në Sheshin “Nena Terezë” Maratonën e Fëmijëve 2013.

Përveç kremtimit të ditës nacionale të shtetit mik amerikan i cili ka kontribuar shumë për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës,  qëllimi i Maratonës ishte edhe përhapja e frymës sportive në mesin e fëmijëve kosovarë.

Drejtori Ekzekutiv i Odës Amerikane, Arian Zeka në fjalën e tij hyrëse përshëndeti të gjithë fëmijët duke u dëshiruar sukses në garë, duke theksuar se në mesin e organizimeve të shumta të cilat organizohen për 4 korrik, Oda Amerikane e ka parë të arsyeshme që të organizojë edhe një ngjarje për më të vegjlit.

Ai poashtu premtoi se kjo ngjarje do të bëhet tradicionale dhe do të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme.

Veton Firzi, Sekretar i Përhershëm në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve përgëzoi Odën Amerikane dhe Coca Cola Hellenic për këtë iniciativë dhe ofroi përkrahjen dhe gatishmërinë e Ministrisë së Kulturës për të qenë pjesë e organizimeve të këtilla në të ardhmen.

Ai shfrytëzoi rastin që të shprehë urimet e tij më të mira për popullin amerikan në këtë ditë të shënuar për ta.

Pas përfundimit të garave të vrapimit në katër kategori për moshat dhjetë, njëmbëdhjetë, dymbëdhjetë dhe trembëdhjetë vjeç, u bë shpallja e fituesve për vendin e parë, të dytë dhe të tretë nga secila kategori, ndërsa medaljet dhe mirënjohjet për fëmijët fituesë u ndanë nga drejtori ekzekutiv Arian Zeka, sekretari i përhershëm i Ministrisë së Kulturës Veton Firzi dhe anëtarja e Odës Amerikane Erëza Vela Berisha.

Për pjesën artistike të organizimit të sotëm, u përkujdes Grupi i Fëmijëve “Xixëllonjat”, si dhe Grupi i Baletit “Mjellmat”, me pikat e tyre muzikore dhe të baletit, të përgatitura enkas për këtë manifestim.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)