07 Maj 2024

Nxënësit e “Mileniumit te Tretë” i dhurojnë MMPH “Pemën e Shpresës”

Prishtinë, 6 dhjetor - Për nderimin e ditës ndërkombëtare të vullnetarëve, grupi I nxënësve të shkollës “Mileniumi i Tretë”, nga Prishtina, i dhuruan Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Pemën e Shpresës.

Nxënësit i priti zëvendësministri i mjedisit, Shpëtim Rudi, i cili falenderoi shkollën dhe nxënësit për dhuratën dhe tha se “vetëdijësimi për mbrojtjen e mjedisit mund të fillojë me grup të vogël, mirëpo ndikimi të jetë i madh, cfarë edhe i duhet Kosovës.”

Kjo pemë, e krijuar nga materialet e ricikluara, gjatë ditës u ka ofruar qytetarëve një mundësi për shfaqjen e ideve, dëshirave e shpresës përmes shënimit të mesazheve në “gjethet” e pemës.

Sipas nxënësve vullnetarë, “Pemë e Shpresës” është një shprehje simbolike e revoltës së të rinjëve për ngritje të vetëdijësimit për ruajtjen e mjedisit në Kosovë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)