29 Prill 2024

Një apo më shumë mësues nga klasa e parë deri në të pestën

Gjilan, 29 mars - Në organizim të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, sot u mbajt tryeza  debatuese “ Klasa një deri në pesë – me një apo më shumë mësues”.   


Në këtë debat, pos stafit të Universitetit “Kadri Zeka” përkatësisht të profesorëve nga Fakultetit I Edukimit, morën pjesë edhe profesor të kësaj fushe nga Universiteti i Prishtinës, a i Korçës, i Gjirokastrës, Universiteti i Gjakovës,  drejtues të drejtorive komunale të arsimit nga komunat e Anamoravës, përfshi edhe ata të komuniteti serb,  përfaqësues të GIZ-it gjerman si dhe mësimdhënësi të këtij niveli .


Duke paraqitur qëllimin e kësaj tryeze, Rektori i Univeristetit “Kadri Zeka” Arben Dërmaku, tha sa baza e zhvillimit të shoqërisë është arsimi e baza e arsimit është nga klasa e parë deri në të pestën, prandaj Universiteti “Kadri Zeka” po nis me këto lloj konferenca për të trajtuar probleme që lidhen me zhvillimin e shoqërisë.

E rëndësishme, sipas rektorit Dërmaku, është se ky transformim, nuk krijon kosto shtesë por vetëm ri-alokim të resurseve, përkatësisht mësuesve të këtij niveli.
Debatues të shumtë kanë përkrahur idenë që kjo problematikë të  trajtohet në mënyrë të thelluar që të shënohet ngritje e cilësisë të këtij niveli të arsimit. Sidomos u theksua fakti se një mësues, sado i përgatitur, nuk do të mund të jetë i efektshëm në të gjitha lëndët për të gjitha nivelet e mësimit klasorë. Edhe përfaqësues nga komuniteti serb


Në fund të debatit u nxorën këto rekomandime: 


·    Ideja për një apo më shumë mësues nga klasa  e parë deri në të pestën, është ide progresive sepse më shumë mësues është më me interes për nxënësit.


·    Të provohet nga klasa e parë deri në të tretën me dy apo tre mësues kurse klasave të  katër ta dhe pesta, tu shtohen katër apo pesë mësues, të profilizuar në fusha të caktuara.


·    Lëndët e shkathtësive të mbahen nga mësimdhënësit e profilizuar për këto fusha.


·    Të bëhet analizë e saktë se a mund t’i përballojnë  nxënësit e këtyre klasave më shumë se sa një mësues.


Në fund drejtuesit e Universitetit “ Kadri Zeka” thanë se do të vazhdojnë të fuqizojnë debatin profesional-shkencore për problematika me të cilat ballafaqohet shoqëria, e ku kontributi i shkencës është i nevojshëm.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)