02 Maj 2024

Nisin punimet konferenca “Qasja e re kurrikulare - sfidë e së ardhmes”

Prishtinë, 15 prill - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit e Shqipërisë, znj. Lindita Nikolla kanë shprehur qëndrimet e tyre të përbashkëta për rëndësinë e Konrefencës ndërkombëtare “Qasja e re kurrikulare- sfidë e së ardhmes”, sa i përket realizmit të vizionit dhe politikave të përbashkëta për reformim të sistemit arsimor të të dyjave vendeve.

Duke folur për historikun e zhvillimit të kurrikulave në Kosovë, ministri Buja tha se, kemi filluar në vitin 2001 me një Kurrikulë që ishte më shumë tradicionale se sa bashkëkohore, është nënshkruar në vitin 2011 Kurrikula e Re, pas një vendimi që kishte marrë Qeveria e Republikës së Kosovës në vitin 2008, ndërkaq tani kjo Kurrikulë është duke u pilotuar suksesshëm në dhjetë shkolla të Kosovës.

Ministri Buja, theksoi se, derisa Kurrikula 2001-2008 bazohej në lëndë dhe objektiva, Kurrikula e Re bazohet në kompetanca dhe rezultate, që bërbën një sfidë që duhet përballuar, në mënyrë që të rinjt tanë të jenë të barasvlerësuar me të rinjtë nga rajoi dhe më gjerë.

“Synojmë integrimet evropiane dhe si të mos jemi të integruar vet ne. Të integrohemi brenda nesh, të komunikojmë lirshëm në mënyrë që të rezultojmë të suksesshëm dhe pastaj të shkojme sigurt drejt Bashkimit Evropian”, tha ministri Buja, i cili vlerësoi lartë edhe punën e grupeve të ekspertëve të Kosovës dhe Shqipërisë, në realizmin e kurrikulave të përbashkëta.

Ndër të tjera, ministri Buja foli edhe për fushat në të cilat mbështetet Kurrikula e Re e Kosovës dhe të cilat janë gjuhët dhe komunikimi, artet, matematika, shkencat e natyrës, shoqëria dhe mjedisi, shëndeti dhe mirëqenia dhe jeta dhe puna.

Ndërsa, ministrja e Arsimit dhe Sportit e Shqipërisë, Lindita Nikolla tha se, politikat arsimore të Shqipërisë janë orientuar drejt kurrikulave që bazohen në logjikën e kompetencës, në mënyrë që nxënësit të zhvillojnë inteligjencën dhe të ndërtojnë njohuritë e tyre për jetën.

Ministrja Nikolla tha se, kjo qasje e re kurrikulare do të shënoj një rritje cilësore të nivelit të të nxënit dhe të aftësive të të rinjve.

“Politikat e deritanishme të arsimit parauniversitar në Shqipëri, me gjithë përpjekjet për të përfshirë kompetencat në Kurrikulë nuk kanë mundur ti shndërrojnë ato në përparësi të reformave të ndërmarra, e aq më pak në realitete të prekshme të dokumentacionit mësimor, në praktikën shkollore dhe si elemente kyç të formimit të nxënësit”, theksoi Nikolla.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Republikën e Kosovës ka aprovuar Kurrikulën e Re të Arsimit Parauniversitar.

Me këtë Kurrikulë ndryshon zhvillimi i përmbajtjeve programore, përkatësisht planeve dhe programeve mësimore, nga qasja e bazuar në objektiva mësimore në qasjen e orientuar në kompetenca dhe rezultate të të nxënsit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)