02 Maj 2024

Nis shkolla verore ndërkombëtare

Gjilan, 10 korrik - Në ambientit e Kolegjit ‘’Gjilani’’ në Gjilan, filloi punimet shkolla verore ndërkombëtare, organizuar nga Qendra Kosovare për Diplomaci dhe Bridge Education Abroad Institute nga SHBA-të.

Rreth 50 të rinjë nga vende të ndryshme të botës dhe rajoni, për 10 ditë me radhë do të kenë mundësinë të ndjekin ligjerata nga profësorë nga SHBA-të, Hungaria, Ballkani, dhe të ftuar të tjerë nga institucionet e Kosovës dhe ato ndërkombëtare, etj.

Në ceremoninë e hapjës së kësaj shkolle të pranishëm ishin edhe përfaqësues të Akademisë Diplomatike të Kosovës, të komunës së Gjilanit, nga shoqëria civile.

Themeluesit e Qendrës Kosovare për Diplomaci, Selim Daku dhe Labinot Hajdari, konsiderojnë se përmes kësaj shkolle është arritë të sjellen në Kosovë 50 pjesëmarrës nga vende të ndryshme të botës, është një mundësi e mirë që të promovohet shteti i Kosovës, ku secili nga këta padyshim se do të jenë ambasador të Kosovës në vendin prej nga vijnë.

‘’Qëllimi i themelimit të organizatës sonë është që përmes aktiviteteve të tilla të pasqyrojmë realitetin e krijuar në Kosovë, me qëllim të përmirësimit të imazhit të vendit’’, shprehën drejtuesit e kësaj organizate.

‘’Kosova tashmë është në fazën e saj të konsolidimit të imazhit të vet, ku institucionet tona po bëjnë përpjekje të vazhdueshme për të thyer sterotipet që fatkeqësisht akoma vazhdojnë të jenë evidente për Kosovën, prandaj është përgjegjësi e çdonjërit nga ne që përmes aktiviteteve të karakterit të tillë, si shoqëri civile, të përpiqëmi të promovojmë shtetin e Kosovës.

Pjesëmarrësit tanë janë të rinj të profileve të ndryshme nga studentë të nivelit bachelor deri tek kandidatë për doktoratë, pastaj përfaqësuesë të organizatave të ndryshme joqeveritare, gazetarë, etj’’, u shprehën Daku dhe Hajdari.

Ndërkaq zëvendës presidenti i BEA Institute, Ben Doherty u shpreh tëjet i kënaqur që në bashkëpunim me KCD-në dhe Kolegjin’’Gjilani’’, në Gjilan, është organizuar një program i tillë, ku të rinj nga shtete të ndryshme janë mbledhur në Kosovë për të ndjekur ligjerata nga profesor ndërkombëtar dhe vendor, ku me këtë rast do të kenë mundësi edhe të vizitojn dhe ta njohin nga afër realitetin e krijuar në Kosovë, gjithashtu të vizitojnë bukuritë që ka Kosova.  

Kjo shkollë verore, e cila është mbështetur edhe nga kryetari i komunës së Gjilanit, z.Qemaj Mustafa, do të zgjatë deri me 19 korrik, ndërkaq është e paraparë që brenda kësaj periudhe të vizitohën edhe institucione të Kosovës, gjithashtu monumente historike dhe kulturore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)