14 Maj 2024

Nis protesta në Qendrën e Studentëve

Prishtinë, 27 tetor - Punëtoret e ‘Omi-Impex’ janë të angazhuar në mirëmbajtjen e objektit në Qendrën e Studentëve të Universitetit të Prishtinës.

Trajtim më njerëzor, rritje të pagave dhe kthim nën menaxhmentin e Qendrës Studentore, janë kërkesat e punëtorëve të shoqatës sindikale “Omi-Impex”, të cilët sot kanë paralajmëruar se do të fillojnë ditën me protestë pranë Qendrës së Studentëve për të kërkuar realizimin e kërkesave të tyre. Madje ata paralajmërojnë grevë, nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh.

Punëtoret e ‘Omi-Impex’ janë të angazhuar në mirëmbajtjen e objektit në Qendrën e Studentëve të Universitetit të Prishtinës.

Protestën e sotme e ka konfirmuar për KosovaPress, kryetari i Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovë (SPEVZ), Jusuf Azemi.

Protesta do të mbahet në konviktin numër 5, në Qendrën Studentore të UP-së ku të gjithë punëtorët do të mblidhen aty e do të qëndrojnë gjatë tërë ditës duke mos i kryer detyrat e veta. Protesta do të fillojë në orën 08:00. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)