02 Maj 2024

Nis hartimi i planit zhvillimor të Fakultetit të Edukimit

Prishtinë, 26 qershor - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, mori pjesë në punëtorinë planifikuese të Fakultetit të Edukimit (FE), ku gjatë dy ditëve do të hartohet Plani  Zhvillimor i Fakultetit të Edukimit 2013-2018.

Me këtë rast, ministri Buja ka përgëzuar menaxhmentin, pedagogët dhe profesorët e FE-së për këtë nismë, e cila do të jetë në të mirë të realizimit praktik të vendimit të MAShT-it për transformimin e këtij institucioni.

“Nëse e kemi bërë një mësues të mirë, e kemi ndërtuar një të ardhme të mirë të shoqërisë. Për ndërtimin e një mësimdhënësi të mirëfilltë të synimit tonë për shekullin 21, do të nevojiten së paku 5 vite, andaj plani i juaj strategjik 2013 -2018 , sigurisht se do jetë  konform  Strategjisë së Arsimit 2011-2016 dhe  do të sjellë rezultatet e duhura”, tha ministri Buja.

Ministri ka premtuar mbështetjen e MAShT në  implementim të këtij plani dhe shtoi se ky institucion ka kapacitetet profesionale për këtë qëllim.

Në vazhdim, ministri Buja tha se kohët e ndryshimeve të mëdha teknologjike, kërkojnë më shumë angazhim dhe më shumë profesionalizëm për të ecur në trend me zhvillimet teknologjike, ku shpeshherë  ndodhë që studenti, apo nxënësi të jetë më i avancuar se profesori.

Të pranishmit i ka përshëndetur edhe prorektori i UP-së z. Avdulla Alija, i cili gjithashtu konfirmoi mbështetjen rektoratit të UP-së në hartimin dhe  realizimin e këtij plani strategjik.

Në fund, ministri Buja  foli edhe për testin e maturës me ç`rast tha: “Synimi i MAShT është që në të ardhmen,  testin e maturës ta bëjë të ngjashëm me  testin e arritëshmërisë, me çka do të krijoheshin mundësitë për të gjithë ata maturantë që dëshirojnë të vazhdojnë studimet”, tha ministri Buja.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)