15 Maj 2024

Nënshkruhet Memorandum për aftësimin Profesional dhe Arsim për të Rritur

Prishtinë, 8 korrik - Pas bisedimeve në mes Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), dhe kryetarëve të komunave që përfshihen në Projektin e pilotimit të reformimit të arsimit profesional, sot është nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi në mes të Ragip Gjoshi, drejtor i Agjencisë për Arsim dhe Aftësimit Profesional dhe Arsim për të Rritur

( AAAPARr), u.d. së sekretarit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), z. Alush Istogu, kryetarit të komunës së Prizrenit z. Ramadan Muja, kryetarit të Komunës së Malishevës z. Ragip Begaj, kryetarit të Komunës së Ferizajt z. Muharem Svarqa, dhe drejtorit të Drejtorisë së Arsimit së Komunës së Skenderajt, z. Jashar Lushtaku. 

Sipas këtij memorandumi, nga sot (e martë), Shkolla e Mesme Teknike “11 Marsi” dhe Qendra e Kompetencës së Prizrenit; Qendra e Kompetencës së Ferizajt; Qendra e Kompetencës në Malishevës dhe Qendra e Kompetencës së Skenderaj, kalojnë nën ombrellën (menaxhimin), e AAAPARr-së.

Ndërkaq, qëllimi i shkollave të Agjencisë është që “Nxënësit e shkollave profesionale të marrin kompetenca, të cilat i duhen për pjesëmarrje të suksesshme në shoqëri dhe në jetën profesionale”.


Drejtori i AAAPARr-së, Ragip Gjoshi pas nënshkrimi të memorandumit, ka theksuar se synimi i përbashkët është që me anë të këtij pilot projekti, të ngritët cilësia në arsim. Si dhe, reformimi i mëtejshëm i sistemit të arsimit dhe aftësimit profesional, që të prodhohen  nxënës, që mbarojnë këto shkolla me kompetencë ekuivalente me bashkëmoshatarët e tyre në shtetet e BE-së.

“Duke qenë të bindur se Arsimi dhe Aftësimi Profesional cilësor, është  promotor i zhvillimit ekonomik të vendit, jemi përkushtuar që ky sektor i arsimit të merr rolin dhe vëmendjen e duhur,  jo vetëm nga partnerët e përfshirë në të, por edhe nga ofruesit dhe përfituesit e AAP-së”, ka shtuar Gjoshi.

Sipas tij, Agjencia ka në ngarkim detyrat kryesore institucionale, që kanë të bëjnë me AAP-në, si kurriklulat bërthamë, listën e profesioneve, standardet e trajnimeve të mësuesve, standardet e profesionit, praktikën profesionale të nxënësve, hulumtimin e tregut të punës, bashkëpunimin me të gjithë ofruesit e AAP-së, etj.

Gjoshi ka shtuar se, për një aftësim të duhur dhe me kompetencë, është e nevojshme angazhimi dhe kontributi edhe i mësimdhënësve dhe pjesëtarëve tjerë të arsimit. Kurse sipas tij, edhe ekonomia duhet të përcjellët nga gjenerata në gjeneratë, zhvillimin e ideve, kompetencave dhe vlerave, që janë me rëndësi për ata në radhë të parë, por edhe për shoqërinë në përgjithësi, në përmirësimin e standardit të jetesës.

“Arsimi dhe aftësimi profesional, luan një rol qendror për një ekonomi të përgjegjshme ekonomike.

Në gjithë këtë situatë të krijuar në arsimin dhe aftësimin profesional në Kosovë, është nevojë e domosdoshme ndërmarrja e veprimeve konkrete, që e rrisin rëndësinë e arsimit profesional.

Të gjithë pjesëmarrësit në fushën e arsimit, duhet ta dinë se ekonomia e një vendi varet nga shkatheshit e punëtoreve te tij, mirëpo këto nuk fitohen vet. Shkathtësitë dhe kompetencat e punëtoreve varen nga sistemi arsimor i një vendi.  Kosova si një vend i ri nuk mund te largohet nga ky konstatim. Nënshkrimi i këtij Memorandumi të mirëkuptimit, është hapi i parë drejtë synimeve tona”, ka shtuar mes tjerash Gjoshi.

Kurse Alush Istogu, u.d i Sekretarit të MASHT-it, njëherit drejtor i departamentit për politika të arsimit para universitar, ka theksuar se nga ky projekt përfitues të drejtpërdrejtë janë nxënësit e shkollave. “Arsimi profesional do të ketë një titullar siç është Agjencia për arsim dhe aftësim profesional, që bashkërisht më partnerët do të synojnë ngritjen e cilësisë në arsim”, ka shtuar Istogu.

Kjo Agjenci, në fazën pilote dy vjeçare, është duke u përkrahur nga GIZ-i  gjerman. Christoph Heil, menaxher i projektit, ka theksuar se bartësit kryesor në fazën pilote, janë dejtorët e shkollave. “Ne nuk dëshirojmë që të marrim të gjitha kompetencat e drejtorëve dhe drejtorive komunale.

Por, neve na duhet përkrahja në vazhdimësi e drejtorive komunale të arsimit, në mënyrë që të arrijmë sukses në fazën e pilotimit dhe pasi të përfundojë kjo fazë do të kemi një qasje të duhur përballë arsimit dhe aftësimit profesional”, ka thënë Heil.

Kurse në emër të kryetarëve të komunave, ka fol kryetari i Komunës së Ferizait, z. Muharem Svarqa, i cili ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim, më qëllimin e vetëm avancimin e shkollave profesionale.

Ndërkaq, në ditët në vijim pritet të nënshkruhet Memorandum Mirëkuptimi edhe me kryetarin e Komunës së Prishtinës, z. Shpend Ahmeti, që Shkolla e Mesme „Shjefën Gjeçovi“, të kaloj nën menaxhim të Agjencisë. Të pranishëm më këtë rats, ishin edhe drejtorët e DKA-ve dhe të shkollave pilote.

 Agjencia për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur, me propozim të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, është themeluar gjatë këtij viti nga Qeveria e Kosovës, sipas Ligji për Arsimi Profesional, nenit 13.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)