03 Maj 2024

Në “Ukshin Hoti” mbahet Konferencë shkencore për nder të Idriz Ajetit

Prizren, 15 maj - Në Universitetin Publik “Ukshin Hoti” të Prizrenit, të enjten,zhvilloi punimet Konferenca shkencore për nder të veprimtarisë shkencore të akademik Idriz Ajetit. Dhjetëra profesorë e autorë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe SHBA-ja, kumtuan studimet e tyre në këtë konferencë, duke e ngritur në piedestal veprën dhe figurën e akademik Idriz Ajetit.

Në hapjen solemne të kësaj konferenceje, një fjalë rasti mbajti edhe Prof. dr. Zahadin Shemsidini, u. d. rektor i UPZ-së, dhe në mes tjerash tha: “Universiteti “Ukshin Hoti” i Prizrenit po e përmbyll edhe këtë vit akademik me një konferencë të përmasave ndërkombëtare në fushën e filologjisë.

Konferenca që po e hapim sot shquhet për dy veçori themelore: trajton njërën prej fushave më të rëndësishme të dijës kombëtare, albanologjinë, dhe organizohet për nder të personalitet më të madh të shkencave filologjike: Akademik Idriz Ajetit”, theksoi Shemsidini.

Ndërkaq, ai shtoi se vendimi për të organizuar një konferencë të këtillë tashmë nuk lidhet me moshën e studiuesit që po hyn në vitin 97 të jetës së tij, por me vetë zhvillimin e albanologjisë dhe të institucioneve të sajë në Kosovë dhe më gjerë.

Prandaj, kjo na obligon që në hapje të kësaj Konference shkencore të themi disa fjalë vlerësimi për jetën dhe veprën e tij.

Ndërkaq, profesor Asllan Hamiti, nga Katedra e Gjuhës dhe e Letërsisë Shqiptare në Universitetin Publik të Shkupit, theksoi se është detyrë sa shkencore aq edhe kulturore e kombëtare të organizohen tubime për veprimtarët tanë të shquar dhe se me këtë Universiteti “Ukshin Hoti” i Prizrenit jep një ndihmesë të madhe për të ndriçuar veprimtarinë shumëplanëshe të akademik Idriz Ajetit.

“Profesor Idriz Ajeti është gjuhëtar, shkencëtar, pedagog, themelues e udhëheqës i institucioneve të larta arsimore e shkencore të Kosovës, pishtar i përhapjes së dijes e të përparimit, figurë qendrore në ngritjen e kuadrove shqiptare në ish-Jugosllavi, në përpjekjet për përafrimin e shqipes, duke vendosur në kryen e piramidës shqipen standarde”, theksoi ai.

Ai më tutje tha se shpreson se në këtë Konferencë shkencore ndërkombëtare që po mbajmë sot në 97-vjetorin e lindjes së akademik Idriz Ajetit, jo vetëm që do të përditësohen, do të ndriçohen e do të vështrohen nga shumë pikëpamje veprat e këtij veprimtari të shkencës dhe të kulturës shqiptare, por do të ketë edhe prurje të reja albanistike.

Në këtë Konferencë, me studimet e tyre u paraqitën: Asllan Hamiti: Kontributi i akademik Idriz Ajetit për albanologji; Shaban Sinani: Një kodik i Delvinës i shekujve XVII-XIX, Shkelqim Millaku: Terminologjia gjuhësore në tekstet historike (nga klasa 5-9); Ismet Osmani: Bashkëpërkimet e shqipes me gjuhët sllave në studimet e Akademik Idriz Ajertit ; Hysni Ndreu:

Gjurmë identiteti në poezinë bashkëkohore arbëreshe; Irena Gjoni: Aikonizmi në mitologjinë e bregdetit Jontian; Hosaflook David: Udhëtarja angleze që erdhi në viset shqiptare para Edith Durhamit; Evalda PACI: Elemente dhe përveçime latine në veprat e letërsisë së vjetër shqipe; Valbona Gacce Avdullaj:

The biblical in shapin the conscious and the peptic voice of Migjeni; Bahtijar Kryeziu: Akademik Idriz Ajetit dhe e vërteta shkencore; Adem Zejnullahu: Këngët për mbrojtjen e Pavarësisë së Shqipërisë; Mimoza Priku: Arbneshët e Zarës në vështrimin e dy studiuesve të njohur: C. Tagliavini-t dhe I. Ajetit; Imri Badallaj:

Kontributi i Idriz Ajetit në fonetikën historike të gjuhës shqipe; Qemal Murati: Shqiptarët “Enciklopedinë maqedonase” – Trillime dhe realiteti; Odise Çaçi: Kulti i detit, ullirit dhe diellit, si kanë mbijetuar në shekuj në brigjet e Jonit Palasikot; Ragip Mulaku: Sami Frashëri për gjuhën dhe gjuhësinë; Merxhan Avdyli:

Shenjat dalluese në poezinë e Kadaresë; Xheladin Zymbaraj: Akademik Idriz Ajeti, nismëtar i Kosultës gjuhësore të Prishtinës; Ermira Ymeraj: Komunikimi i kodit të flijimit në letërsi si tekst origjinal; Hasan Mujaj: Studiues elitar i shkencave albanologjike; Senad Neziri: Disa kalke të shqipes në të folmet e minoriteteve në regjionin e Prizrenit; Besa Hoxha Beqiri:

Një histori letërsie e pabotuar; dhe Halim Haziraj: Roli i reflektimit të sonanteve rrokjeformuese indoeuro¬piane në gjuhën shqipe.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)