27 Mars 2023

Në përvjetorin e UP-së ndahen mirënjohje për studentët e dalluar

Prishtinë, 15 shkurt - Në përvjetorin e 52-të të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, studentët e dalluar të njësive akademike të UP-së u shpërblyen me mirënjohje për rezultate të shkëlqyera gjatë studimeve. Mirënjohjet u shpërndanë gjatë një ceremonie simbolike organizuar për studentët në rektoratin e UP-së.

Për suksesin e treguar, studentët u përgëzuan nga rektori, prof. dr. Naser Sahiti. Ai theksoi që përvjetori i UP-së është ditë shumë e rëndësishme dhe pranimi i mirënjohjeve për sukses të dalluar për studentët në këtë ditë, sigurisht është një moment shumë i veçantë. “Veçantinë e këtij momenti e shton edhe fakti që ceremonia po shënohet në rrethana jo të zakonshme, andaj jam i bindur që pranimin e titullit të studentit të dalluar do ta keni gjatë në kujtesën tuaj,” tha rektori.

Studentët e dalluar janë:

Jonë Maliqi - Fakulteti Filozofik   

Duart Nishefci - Fakulteti i Shkencave Matematike - Natyrore          

Latra Gashi - Fakulteti i Filologjisë            

Elsa Osmanaj - Fakulteti Juridik  

Ujesa Ilir Zogaj - Fakulteti Ekonomik

Valmir Lokaj - Fakulteti i Ndërtimtarisë        

Erlis Kushtaku - Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike

Rinor Lubovci - Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike

Erion Bytyqi - Fakulteti i Mjekësisë  

Anila Aliu- Fakulteti i Arteve           

Flaka Ilazi - Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë      

Diellza Rushiti - Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit      

Elona Zeqiri - Fakulteti i Edukimit             

Taulant Haxhiu - Fakulteti i Arkitekturës          

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 mars 2023

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë lapidarit të "Betejës së Semetishtit". (Semetisht, ora 10:00)

 - Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë pllakës Përkujtimore në Peqan. (Peqan, ora 10:30)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 11:00)  

- Në kuadër të edicionit të 13-të, Java e Frankofonisë përurohet hapësira Franceze 'Metro Station Quatre - Septempre'. (Universiteti Ukshin Hoti në Prizren, ora 11:00)

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Suharekë. (Suharekë, ora 11:00)

- Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj promovohet libri me titull "Simbol Çlirimtari" kushtuar Heroit të Kombit Milazim Kiqina. (Shtëpia e Fellbahut në Suharekë, ora 12:00)

- Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti mban konferencë për media. (Ndërtesa e BQK-së, ora 15:00)